Koordinator Projekti – Detaje

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Misioni i AADF është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore.

AADF ushtron ndikim në tre sektorë kryesorë në vend: Arsim & Lidership, Sipërmarrje, Trashëgimi Kulturore & Eko-Turizëm. Programet dhe projektet aktive të AADF synojnë t’i shndërrojnë këta sektorë në motorë të zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.

PËRSHKRIMI I POZICIONIT

Koordinatori i Projektit është përgjegjës për administrimin e detyrave të përditshme gjatë të gjitha fazave të menaxhimit të projektit.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Harton dhe mirëmban plane të detajuara të zbatimit të projekteve;
  • Menaxhon rezultatet dhe dorëzimet e projektit në përputhje me planin e miratuar;
  • Menaxhon shtrirjen e projektit dhe adreson çështjet që kërkojnë eskalim kur është e nevojshme;
  • Ruajnë dhe zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me konsulentë të jashtëm dhe/ose nënkontraktorë;
  • Monitoron shpenzimet e projektit në përputhje me buxhetin e përcaktuar;
  • Bashkëpunon me aktorë të ndryshëm, kryesisht në fushën e Arsimit dhe Lidershipit, për të mbledhur informacion dhe për të koordinuar përpjekjet gjatë zhvillimit dhe zbatimit të projekteve;
  • Raporton në mënyrë të rregullt te Menaxherët e Projekteve dhe/ose Menaxherët e Programeve, si dhe kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen prej tyre.

NJOHURI DHE PËRVOJË

  • Diplomë Bachelor (diploma Master përbën avantazh);
  • Minimumi 3 vite përvojë pune të provuar si Koordinator Projekti ose në një rol të ngjashëm;
  • Përvojë në menaxhimin e projekteve nga konceptimi deri në përfundim;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Aftësi të mira organizative, përfshirë menaxhimin e kohës dhe kryerjen e disa detyrave njëkohësisht;
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e eventeve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Standarde të larta etike;
  • Njohuri mbi funksionimin e institucioneve publike, veçanërisht në fushën e Arsimit dhe Qeverisjes, përbëjnë avantazh.

APLIKIMI

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e mësipërme ftohen të aplikojnë përmes faqes sonë zyrtare.  Pranohen vetëm aplikime elektronike.

Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim për marrjen e aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Aplikimet do të vlerësohen në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (i amenduar).

Afati i fundit për aplikim: 20 Shkurt 2026.

Kthehu tek formulari

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.