Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Misioni i AADF është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. AADF ushtron ndikim në tre sektorë kryesorë në vend: Arsim & Lidership, Sipërmarrje, Trashëgimi Kulturore & Eko-Turizëm. Programet dhe projektet aktive të AADF synojnë t’i shndërrojnë këta sektorë në motorë të zhvillimit social dhe ekonomik të vendit. PËRSHKRIMI I POZICIONIT Koordinatori i Projektit është përgjegjës për administrimin e detyrave të përditshme gjatë të gjitha fazave të menaxhimit të projektit. Lexo më shumë Njoftim mbi Privatësinë e të Dhënave dhe Pëlqimi për Përdorimin e të Dhënave të Aplikimit për Punë