Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (më tej referuar si “AADF” “ne” ose “jonë”) është i përkushtuar të respektojë privatësinë tuaj dhe të gjitha ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë. Ky Njoftim mbi Privatësinë e të Dhënave (“Njoftim mbi Privatësinë”) synon t’ju informojë se si AADF do t’i përdorë të dhënat që dorëzoni kur aplikoni për një vend të lirë pune nëpërmjet faqes sonë të internetit (“Të Dhënat e Aplikimit për Punë”). 1. ÇFARË TË DHËNASH MBLEDHIM DHE PËRPUNOJMË? Ky Njoftim mbi Privatësinë zbatohet për të Dhënat e mëposhtme të Aplikimit për Punë që dorëzoni përmes faqes sonë të internetit: ● Emri, mbiemri, data e lindjes, adresa e emailit, numri i telefonit, profili në LinkedIn (opsional); ● Informacioni i dhënë në CV-në tuaj, letrën motivuese dhe dokumente të tjera të dorëzuara, duke përfshirë por pa u kufizuar në arsimin, kualifikimet, historinë e punësimit; ● Informacioni i dhënë me letra reference (kur kërkohet). Ju lutemi vini re se keni detyrimin të merrni paraprakisht pëlqimin me shkrim nga çdo referues për të ndarë me ne të dhënat e tyre personale. 2. SI DO T’I PËRDORIM TË DHËNAT E APLIKIMIT TUAJ PËR PUNË? Të dhënat e Aplikimit për Punë që ju jepni do të përdoren nga AADF për të vlerësuar aplikimin tuaj për punë, për të verifikuar informacionin e dhënë dhe për të komunikuar me ju në kuadër të procesit të rekrutimit. Të Dhënat e Aplikimit për Punë mund të përdoren nga AADF për mundësi të ardhshme punësimi, vetëm nëse ju keni dhënë në mënyrë specifike pëlqimin tuaj për t’u konsideruar në mundësitë e ardhshme të punësimit. Ne nuk do të ruajmë ose përpunojmë asnjë të dhënë personale që nuk na nevojitet për të përmbushur qëllimet e mësipërme. Megjithatë, nëse konsiderojmë se është e nevojshme dhe e arsyeshme të përdorim të Dhënat tuaja të Aplikimit për Punë për një qëllim tjetër, ne do t’ju njoftojmë dhe do t’ju shpjegojmë bazën ligjore që na lejon ta bëjmë këtë. Ju nuk keni asnjë detyrim ligjor ose kontraktual për të dhënë të dhëna gjatë procesit të rekrutimit. Megjithatë, nëse vendosni të mos jepni të gjitha të dhënat që kërkohen nga ne në thirrjen tonë për aplikim, ju lutemi vini re se vlerësimi juaj si kandidat mund të jetë i kufizuar. 3. SI DO T’I RUAJMË TË DHËNAT E APLIKIMIT TUAJ PËR PUNË? Të Dhënat tuaja të Aplikimit për Punë do të ruhen në dosjen tuaj të aplikimit, në sistemet e menaxhimit të burimeve njerëzore ose sisteme të tjera TIK (përfshirë emailin) dhe në kopje fizike. 4. CILAT JANË DETYRIMET TONA NË LIDHJE ME SI I PËRPUNOJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE? Kur përpunojmë ndonjë nga të Dhënat e Aplikimit për Punë, ne sigurohemi që këto të dhëna janë: ● Mbledhur vetëm për qëllimet e parashikuara më sipër; ● Përdorur në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente; ● Mbajtur në mënyrë të sigurt. 5. TË DREJTAT TUAJA LIGJORE Ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të Dhënat e Aplikimit për Punë që keni ndarë me ne: ● E drejta e aksesit; ● E drejta për korrigjim dhe fshirje; ● E drejta e kufizimit të përpunimit; ● E drejta për transferueshmërinë e të dhënave; ● E drejta për të kundërshtuar. Për më shumë informacion mbi të drejtat tuaja ligjore, mund të lexoni Politikën tonë të Privatësisë https://aadf.org/sq/politikat-e-privatesise/ 6. NDARJA E TË DHËNAVE Ne mund të ndajmë të Dhënat tuaja të Aplikimit për Punë me palët e treta në rast se procesi i rekrutimit do të ndiqet nga një agjensi rekrutimi. AADF do të lidhë një marrëveshje paraprake me këtë agjensi rekrutimi për delegimin e përpunimit tëe të dhënave personale, duke siguruar që agjensia e rekrutimit të respektojë detyrimet ligjore si përpunues i të dhënave. 7. SA KOHË DO T’I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA TË APLIKIMIT PËR PUNË? Ne do t’i ruajmë të Dhënat tuaja të Aplikimit për Punë për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat janë mbledhur. (OPSIONALE) Ju pranoni që nëse aplikimi juaj për punësim është i pasuksesshëm, ne mund t’i mbajmë të Dhënat tuaja të Aplikimit për Punë për 2 (dy) vite pas përfundimit të procesit përkatës të rekrutimit, për t’u shqyrtuar për mundësi të ardhshme punësimi. Nëse aplikimi juaj për punësim është i suksesshëm, të Dhënat e Aplikimit për Punë të mbledhura gjatë procesit të rekrutimit do të transferohen në dosjen tuaj personale dhe do të ruhen gjatë punësimit tuaj, në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së të dhënave personale të AADF-së. Nëse aplikimi juaj për punësim është i pasuksesshëm, të Dhënat e Aplikimit për punë të mbledhura gjatë procesit të rekrutimit do të fshihen automatikisht nga sistemi dhe çdo vendndodhje tjetër e ruajtjes së të dhënave 6 (gjashtë) muaj nga përfundimi i procesit të përzgjedhjes së punësimit, përveçse nëse ju keni zgjedhur të ruani të Dhënat tuaja të Aplikimit për Punë për t’u konsideruar për mundësi të ardhshme punësimi. 8. NA KONTAKTONI Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, ju lutemi na dërgoni email në privacy@aadf.org ose na shkruani në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, godina nr. 42, Hyrja 7, Apartamenti 60, Tiranë, Shqipëri. 9. PËLQIMI JUAJ Duke paraqitur të Dhënat tuaja të Aplikimit për Punë, ju po na jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e atij informacioni në përputhje me këtë Njoftim mbi Privatësinë.