ANALIST FINANCIAR

Përshkrimi i pozicionit

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e një pozicioni të ri për Analist Financiar. Ky rol paraqet një mundësi për kandidatët e kualifikuar për të kontribuar në përpjekjet e fondacionit në avancimin e projekteve dhe nismave të zhvillimit të qëndrueshëm. Individët e interesuar inkurajohen të aplikojnë dhe t’i bashkohen skuadrës së AADF.

QËLLIMI:

Roli kryesor i Analistit Financiar është të ndihmojë Menaxherin e Financave për të mbajtur të sakta dhe të përditësuara të dhënat e kontabilitetit të Fondacionit dhe për të prodhuar informacion dhe analiza për buxhetin dhe raportimin financiar. Analisti Financiar duhet të veprojë në përputhje me praktikat e përgjithshme të pranuara të kontabilitetit (GAAP), dhe të respektojë procedurat e Fondacionit.

Lexo më shumë

Njoftimi i privatësisë së të dhënave dhe pëlqimi për përdorimin e të dhënave të aplikimit për punë