Thirrje e Hapur për Aplikime – Akademikët Rezidentë në Shqipëri (READ) Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes Programit READ, fton pedagogët dhe kërkuesit shkencorë në Shqipëri të aplikojnë për grantet e dedikuara akademikëve rezidentë. Programi ofron mundësi për të forcuar bashkëpunimin akademik me anëtarët e diasporës akademike shqiptare përmes tre komponentëve: – Kërkim Shkencor Bashkëpunues – Zhvillim i Kurrikulave – Mësimdhënie e Përbashkët Përmes këtyre mundësive, akademikët rezidentë mund të shkëmbejnë ekspertizë, të zgjerojnë rrjetin e bashkëpunimeve akademike dhe të sjellin perspektiva të reja në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Afati i aplikimit: 4 dhjetor 2026 Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të përcaktuar. Apliko Tani
Thirrje e Hapur për Aplikime – Akademikët e Diasporës (READ) Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes Programit READ, fton akademikët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit akademik shqiptar, përmes bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Programi ofron mundësi për shkëmbim njohurish dhe bashkëpunim akademik përmes pesë komponentëve: – Kërkim Shkencor Bashkëpunues – Angazhim Afatgjatë (Long-term Fellowship) – Kurse Intensive – Trajnime Ekzekutive – Udhëheqje e Doktoraturave Përmes këtyre mundësive, akademikët e diasporës mund të ndajnë ekspertizën e tyre, të mbështesin brezin e ri të kërkuesve shkencorë dhe të kontribuojnë në forcimin e ekosistemit akademik dhe kërkimor në Shqipëri. Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre përmes platformës zyrtare të aplikimit. Apliko Tani
Thirrje e Hapur për Aplikime – Grante për Studentët e Doktoraturës (READ) Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes Programit READ, hap thirrjen për aplikime për Grantet për Studentët e Doktoraturës. Programi u ofron studentëve të doktoraturës mundësi për të avancuar kërkimin e tyre shkencor përmes publikimeve akademike, bashkëpunimeve kërkimore dhe pjesëmarrjes në konferenca e programe trajnimi. Afati i aplikimit: 4 dhjetor 2026 Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të përcaktuar. Apliko Tani
Thirrje e Hapur për Aplikime – Praktikë Profesionale 6-Mujore në SHBA Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes Programit të Masterit dhe Praktikës Profesionale (MIP), hap thirrjen për aplikime për Praktikën Profesionale 6-mujore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi ofron mundësinë për të fituar përvojë profesionale ndërkombëtare, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të zgjeruar perspektivat e karrierës përmes eksperiencës praktike në SHBA. Afati i aplikimit: 25 tetor 2026 Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të përcaktuar. Apliko Tani
Thirrje e Hapur për Aplikime – PENA Thirrja për aplikime në programin PENA është zyrtarisht e hapur për gazetarët që synojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre investigative dhe të avancojnë profesionalisht. Programi ofron një rrugëtim 9-mujor që ndërthur trajnime intensive, përvojë profesionale ndërkombëtare, mentorim dhe praktikë të drejtpërdrejtë në gazetari. Ai u drejtohet gazetarëve që udhëhiqen nga kureshtja, mendimi kritik dhe dëshira për të kërkuar përtej asaj që duket në pamje të parë. Afati i aplikimit: 1 nëntor 2026 Të interesuarit ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të përcaktuar.
Thirrje e Hapur – Forumi i Diasporës Shqiptare READ, SHBA 2026 READ fton studiues, profesionistë, sipërmarrës dhe inovatorë të diasporës shqiptare, me bazë në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të kontinentit amerikan, të paraqesin propozime për Forumin e Diasporës Shqiptare READ, SHBA 2026. I organizuar nga AADF përmes programit READ, në bashkëpunim me Harvard Albanian Students Association, Forumi do të zhvillohet në Harvard University, Boston, më 2–3 dhjetor 2026. Forumi do të bëjë bashkë anëtarë të diasporës shqiptare për të zhvilluar ide praktike dhe me ndikim, që adresojnë prioritete të rëndësishme të zhvillimit të Shqipërisë, me fokus në arsimin e lartë, inteligjencën artificiale dhe teknologjinë, sipërmarrjen dhe bujqësinë. Kontribuesit e përzgjedhur do të marrin pjesë në sesione bashkëpunuese për të zhvilluar më tej propozimet e tyre në projekte konkrete dhe të zbatueshme, me mbështetjen e AADF, READ dhe një rrjeti ekspertësh e partnerësh nga diaspora. Bëhu pjesë e diskutimit. Bëhu pjesë e ndryshimit. Apliko tani përmes linkut më poshtë. Apliko Tani
Thirrja për Aplikim: Grante për Komunitetin Butrint Thirrja e parë për Grante për Komunitetin Butrint Një mundësi për zhvillimin e ideve dhe iniciativave lokale. Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Butrint Management Foundation (BMF) hapin thirrjen e parë për aplikime në kuadër të Skemës së Granteve për Komunitetin Butrint. Kjo skemë synon të mbështesë individë, biznese lokale dhe organizata jofitimprurëse që duan të zhvillojnë ide, investime dhe aktivitete të lidhura me Parkun Kombëtar të Butrintit dhe komunitetet përreth tij. Periudha e aplikimit: 16 korrik – 15 tetor 2026 Financimi: Grante deri në 20,000 USD Afati i fundit për aplikim: 15 tetor 2026, ora 16.00. Apliko Tani
Programi i Mentorimit nga Diaspora Shqiptare Je pjesë e diasporës shqiptare, jeton jashtë vendit dhe ndjen një lidhje të fortë me rrënjët e tua? Ju njoftojmë se aplikimet për projektin BRIDGE by READ janë tashmë të hapura! Bëhu pjesë e Programit të Mentorimit nga Diaspora Shqiptare dhe kontribuo me njohuritë dhe përvojën tënde për të ardhmen akademike të Shqipërisë. Apliko tani! Apliko Tani