Thirrje e Hapur – Forumi i Diasporës Shqiptare READ, SHBA 2026 READ fton studiues, profesionistë, sipërmarrës dhe inovatorë të diasporës shqiptare, me bazë në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të kontinentit amerikan, të paraqesin propozime për Forumin e Diasporës Shqiptare READ, SHBA 2026. I organizuar nga AADF përmes programit READ, në bashkëpunim me Harvard Albanian Students Association, Forumi do të zhvillohet në Harvard University, Boston, më 2–3 dhjetor 2026. Forumi do të bëjë bashkë anëtarë të diasporës shqiptare për të zhvilluar ide praktike dhe me ndikim, që adresojnë prioritete të rëndësishme të zhvillimit të Shqipërisë, me fokus në arsimin e lartë, inteligjencën artificiale dhe teknologjinë, sipërmarrjen dhe bujqësinë. Kontribuesit e përzgjedhur do të marrin pjesë në sesione bashkëpunuese për të zhvilluar më tej propozimet e tyre në projekte konkrete dhe të zbatueshme, me mbështetjen e AADF, READ dhe një rrjeti ekspertësh e partnerësh nga diaspora. Bëhu pjesë e diskutimit. Bëhu pjesë e ndryshimit. Apliko tani përmes linkut më poshtë. Apliko Tani