Përshkrimi i pozicionit 42 është një ndër shkollat me më emër në Francë dhe në botë, me nje rrjet global edukimi të bazuar në metodologjinë e të mësuarit mes bashkëmoshatarëve, pa pedagog. Kjo formë inovative e mësimëdhënies mundëson individët, pavarësisht formimit të tyre arsimor, të ndjekin karrierë në fushën e IT-së. Kampusi 42 Tirana, mbështetur nga AADF dhe Bashkia e Tiranës, ka për qëllim të përmirësojë arsimimin në këtë fushë duke përdorur teknologjinë më të fundit, një kurrikulë cilësore dhe të ofrojë mundësi për rritje për të gjithë studentët në aspektin profesional dhe personal. 42 Tirana synon të zvogëlojë hendekun ekzistues digjital në Shqipëri duke fuqizuar profesionistët e fushës së teknologjisë dhe duke nxitur përparimin e mëtejshëm të dijes në këtë sektor në Shqipëri. Qëllimi Kryesor: Drejtuesi/ja i/e Kampusit (në vijim referuar si DK) është përgjegjës/e për mbikqyrjen e të gjithë veprimtarisë së Kampusit 42 Tirana. DK do të menaxhojë ekipin dhe aspektet operacionale të Kampusit. Ai/Ajo do të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin e Kampusit, si dhe do të shërbejë si pika e kontaktit për partnerët kryesorë. Lexo më shumë Njoftimi i privatësisë së të dhënave dhe pëlqimi për përdorimin e të dhënave të aplikimit për punë