AADF Lajme

19/05/2017 Kulturë & Ekoturizëm

Një Memorandum Mirëkuptimi për të Fuqizuar Muzetë përmes Teknologjisë

AADF është angazhuar për të ndihmuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Ministrinë e Kulturës për projektin “Të fuqizojmë muzetë përmes teknologjisë” edhe njëherë vërteton zotimin e AADF-së për të vënë në jetë praktikat më të suksesshme ndërkombëtare për të ruajtur dhe promovuar trashëgimisë kulturore shqiptare.

AADF ka financuar 60,000 dollarë për fazën fillestare të projektit, i cili do të vihet në zbatim në Muzeun Kombëtar Ikonografik Onufri në Berat dhe në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë. Kjo fazë parashikon gjithashtu edhe një bashkëpunim me “Cultural Heritage Imaging”, një organizatë jo-qeveritare nga Shtetet e Bashkuara e cila do të ofrojë trajnime dhe ekspertizë. Fazat pasardhëse kanë si synim përfundimtar t’i bëjnë më të prekshme për publikun koleksionet e jashtëzakonshme të muzeve kombëtar përmes teknologjive ndërvepruese.

 

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.