Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Misioni i AADF është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. AADF ushtron ndikim në tre sektorë kryesorë në vend: Arsim & Lidership, Sipërmarrje, Trashëgimi Kulturore & Eko-Turizëm. Programet dhe projektet aktive të AADF synojnë t’i shndërrojnë këta sektorë në motorë të zhvillimit social dhe ekonomik të vendit. PËRSHKRIMI I POZICIONIT Koordinatori i Projektit është përgjegjës për administrimin e detyrave të përditshme gjatë të gjitha fazave të menaxhimit të projektit. PËRGJEGJËSITË KRYESORE Harton dhe mirëmban plane të detajuara të zbatimit të projekteve; Menaxhon rezultatet dhe dorëzimet e projektit në përputhje me planin e miratuar; Menaxhon shtrirjen e projektit dhe adreson çështjet që kërkojnë eskalim kur është e nevojshme; Ruajnë dhe zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me konsulentë të jashtëm dhe/ose nënkontraktorë; Monitoron shpenzimet e projektit në përputhje me buxhetin e përcaktuar; Bashkëpunon me aktorë të ndryshëm, kryesisht në fushën e Arsimit dhe Lidershipit, për të mbledhur informacion dhe për të koordinuar përpjekjet gjatë zhvillimit dhe zbatimit të projekteve; Raporton në mënyrë të rregullt te Menaxherët e Projekteve dhe/ose Menaxherët e Programeve, si dhe kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen prej tyre. NJOHURI DHE PËRVOJË Diplomë Bachelor (diploma Master përbën avantazh); Minimumi 3 vite përvojë pune të provuar si Koordinator Projekti ose në një rol të ngjashëm; Përvojë në menaxhimin e projekteve nga konceptimi deri në përfundim; Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi; Aftësi të mira organizative, përfshirë menaxhimin e kohës dhe kryerjen e disa detyrave njëkohësisht; Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e eventeve; Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur; Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; Standarde të larta etike; Njohuri mbi funksionimin e institucioneve publike, veçanërisht në fushën e Arsimit dhe Qeverisjes, përbëjnë avantazh. APLIKIMI Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e mësipërme ftohen të aplikojnë përmes faqes sonë zyrtare. Pranohen vetëm aplikime elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim për marrjen e aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Aplikimet do të vlerësohen në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (i amenduar). Afati i fundit për aplikim: 20 Shkurt 2026. Kthehu tek formulari