Menaxheri i Komunikimit i Kampusit 42 Tirana- Detaje

Përshkrimi i pozicionit

42 është një ndër shkollat me më emër në Francë dhe në botë, me nje rrjet global edukimi të bazuar në
metodologjinë e të mësuarit mes bashkëmoshatarëve, pa pedagog. Kjo formë inovative e mësimëdhënies mundëson individët, pavarësisht formimit të tyre arsimor, të ndjekin karrierë në fushën e IT-së. Kampusi 42 Tirana, mbështetur nga AADF dhe Bashkia e Tiranës, ka për qëllim të përmirësojë
arsimimin në këtë fushë duke përdorur teknologjinë më të fundit, një kurrikulë cilësore dhe të ofrojë mundësi për rritje për të gjithë studentët në aspektin profesional dhe personal.

42 Tirana synon të zvogëlojë hendekun ekzistues digjital në Shqipëri duke fuqizuar profesionistët e fushës së teknologjisë dhe duke nxitur përparimin e mëtejshëm të dijes në këtë sektor në Shqipëri.

Qëllimi Kryesor:

Menaxheri i Komunikimit (në vijim referuar si MK) është personi përgjegjës për ndërveprimin e Kampusit me publikun dhe palët e treta në Shqipëri. MK luan një rol kryesor në promovimin e imazhit të
Kampusit. Ky rol fokusohet në përpjekjen për të tërhequr studentë të ardhshëm, për të organizuar evente të rëndësishme, për të menaxhuar marrëdhëniet me median dhe për të promovuar misionin unik të kampusit në platforma të ndryshme.

Përgjegjësitë Kryesore:

– Komunikimi me Publikun: Hartimi dhe zbatimi i një strategjie komunikimi të qartë dhe efektive.
– Angazhimi me Studentët: Zhvillimi dhe ekzekutimi i politikave dhe fushatave efektive me qëllim tërheqjen e studentëve potencial si dhe për siguruar një normë të qëndrueshme e në rritje të aplikimeve dhe regjistrimeve, në përputhje me udhëzimet e 42.
– Organizimi i Eventeve: Planifikimi, koordinimi dhe zhvillimi i aktiviteteve dhe eventeve brenda dhe jashtë kampusit për të promovuar vlerat dhe objektivat e 42 Tirana, duke ndjekur standardet e 42.
– Marrëdhënia me Publikun dhe Median: MK shërben si pika e kontaktit për mediat dhe influencuesit, duke ndërtuar bashkëpunime të frytshme që kontribuojnë në rritjen e vizibilitetit të Kampusit, në përputhje me udhëzimet për komunikimin me publikun e 42.
– MK është përgjegjës për krijimin dhe mbajtjen e kontakteve me rrjetin e shtypit të shkruar dhe pamor, I zhvillon dhe i kuron ato marrëdhënie në funksion të politikave të zhvillimit të kampusit 42 në Shqipëri.
– Menaxhimi i Rrjeteve Sociale: Drejtimi i strategjisë së rrjeteve sociale dhe krijimi i përmbatjes për të përfshirë audiencën, promovimin e Kampusit dhe rritur numrin e regjistrimeve.
– Krijimi i Përmbajtjes: Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së postimeve në platforma të ndryshme me qëllim sigurimin që mesazhet e transmetuara janë të qarta, të qëndrueshme dhe në përputhje me identitetin dhe standardet e 42 Tirana.

Përgjegjësitë Dytësore:

– Monitorimi i Medias dhe Studimi i Tregut: Monitorimi i mbulimit mediatik që lidhet me Kampusin
dhe zhvillimi i studimeve për të kuptuar më së miri nevojat dhe preferencat e audiencës së synuar.
– Marrëdhëniet me Rrjetin Alumni: Mbështetje për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhënie me alumnit, duke krijuar mundësi në platforma të ndryshme për bashkëpunim.
– MK koordinon me partneret kryesore të kampusit – 42, AADF dhe Bashkia Tiranë fushatat sensibilizuese dhe sigurohet që ato janë në përputhje me standartet dhe politikat përkatëse të këtyre partnerëve.

Njohuritë dhe Eksperienca e Kërkuar:

– Diplomë të nivelit Bachelor në Komunikim, Marketing, Marrëdhënie me Publikun, ose në një fushë të ngjashme.
– Të paktën 3 vite punë në fushën e komunikimit ose marrëdhënieve me publikun, mundësisht në sektorin e edukimit ose në industrinë e teknologjisë.
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale, si dhe për të angazhuar në mënyrë efektive audienca të ndryshme.
– Njohuri të mira mbi platformat e mediave sociale, përvojë në organizimin e eventeve dhe krijimin e përmbajtjes.
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi të shkruara dhe verbale.
– Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, analizë dhe sintezë në anglisht (njohja e Frëngjishtes është një përparësi).
– Njohuri mbi trendet dhe risitë teknologjike.
– Aftësi për të ndërmarrë iniciativa, për të dëgjuar në mënyrë aktive dhe për të propozuar zgjidhje kreative.
– I vetë-motivuar dhe i orientuar nga detajet.
– Aftësi të mira në ndërtimin e marrëdhënieve ndërpersonale.
– Aftësi për menaxhuar situata komplekse me ndjeshmëri dhe fleksibilitet.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë Jetëshkrimin (Curriculum Vitae) e tyre dhe Letrën e Motivimit në adresën në vijim: careers@aadf.org dhe ju lutem referoni titullin e pozicionit që po aplikoni
në mesazhin tuaj. Pranohen vetëm aplikimet elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfimim
që aplikimi i tyre elektronik është marrë. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për fazën e intervistës
do të kontaktohen.

Afati për aplikim është 8 Dhjetor 2024.

Kthehu tek formulari