06/12/2024 Arsim & Lidership Përmirësimi i Arsimit në Shqipëri: AADF dhe Cambridge Partnership for Education Organizojnë Workshop-e për QSHA Këto workshop-e u fokusuan në dy tema kryesore: “Forcimi i Sistemit të Vlerësimeve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA)” dhe “Vlerësimi Bazë i Nevojave dhe Planifikimi i Fuqisë Punëtore të Institucionit.” Të udhëhequra nga ekspertë të Cambridge, sesionet mblodhën një grup të larmishëm pjesëmarrësish, duke përfshirë stafin e QSHA-së, rektorë universitetesh, mësues, vlerësues testesh, si dhe përfaqësues nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP). Qëllimi ishte mbledhja e informacionit të gjithë aktorëve të interesuar mbi strukturën dhe funksionet aktuale të QSHA-së, aftësitë dhe kompetencat kolektive të saj, si dhe burimet teknologjike. Ky bashkëpunim synon përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri, duke aspiruar standarde ndërkombëtare. Galeria