AADF Lajme

11/10/2022 Kulturë & Ekoturizëm

Pamjet nga trajnimet në Qendrën Kombëtare e Digjitalizimit të Trashëgimisë Kulturore, aty ku artifaktet tregojnë historinë

Të punosh për ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore do të thotë të lësh një shenjë tënden në histori. Gjatë vizitës së tyre të parë në ambientet e Qendrës Kombëtare të Digjitalizimit, anëtarëve të bordit drejtues të AADF-së ju bashkua edhe ministrja Margariti.

Së bashku, ata patën mundësinë të vëzhgonin nga afër procesin e kujdesshëm me të cilin ekspertët e Muzeut Arkeologjik të Durrësit digjitalizojnë objektet 3-D. Këta ekspertë janë trajnuar nga  ekspertet e “Cultural Heritage Imaging”, një organizatë jo-qeveritare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është e përkushtuar ndaj dokumentimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe artistike botërore.

Ky projekt tashmë ka hyrë në fazën e dytë, kushtuar trajnimit të specialistëve të muzeve. Synimi i projektit është përcjellja  e njohurive dhe e teknologjisë bashkëkohore në të gjithë muzetë kombëtarë të Shqipërisë.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.