Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Misioni i AADF është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. Si pjesë e portofolit të sektorit të Sipërmarrjes dhe Arsimit, AADF po zbaton projektin TOKA, i cili përcakton një kuadër bashkëpunimi që bashkon aktorët kombëtarë dhe vendorë, institucionet arsimore dhe kërkimore, organizatat e fermerëve dhe sektorin privat. Katër shtyllat kryesore janë: Zhvillimi i Sektorit Bujqësor Sistemet e Njohurive dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS) Siguria Ushqimore (Food Safety) Ndërtimi i Kapaciteteve — si një shtyllë e pavarur dhe një element ndërsektorial i integruar me të tjerat. Për zbatimin e projektit TOKA, AADF kërkon të punësojë Project Coordinator, me vendndodhje në Korçë. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë, por nuk kufizohen në: Koordinimin e zbatimit të aktiviteteve të projektit Koordinimin e takimeve dhe komunikimit midis palëve të interesit Mbështetjen në hartimin, planifikimin, monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve, në përputhje me planin e miratuar të punës dhe buxhetin Lehtësimin e bashkëpunimit midis prodhuesve lokalë, organizatave të fermerëve, institucioneve publike dhe partnerëve akademikë Mbikëqyrjen e aktiviteteve në terren në rajonin e Korçës dhe sigurimin e realizimit me kohë të detyrimeve të projektit Asistencë në zhvillimin e moduleve të trajnimit, sesioneve të ndërtimit të kapaciteteve, punëtorive dhe iniciativave të ndarjes së njohurive Përgatitjen e raporteve të progresit, përmbledhjeve, prezantimeve dhe dokumenteve të tjera për përdorim të brendshëm dhe partnerë të jashtëm Mbështetjen e mbledhjes së të dhënave, indikatorëve bazë dhe atyre të ndikimit për komponentin e Sistemeve të Njohurive dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS) Sigurimin e përputhshmërisë me procedurat, standardet e AADF në të gjitha aktivitetet e projektit Kualifikimet dhe kompetencat e kërkuara: Diplomë Bachelor/Master Minimumi 4 vite përvojë pune Aftësi shumë të mira në paketën Microsoft Office, veçanërisht Word dhe Excel Aftësi të forta analitike, komunikimi, prezantimi dhe ndërpersonale Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze Përvoja në Shqipëri në sektorët agroushqimorë është e preferuar Rrjet i gjerë profesional Instruksione Aplikimi: Aplikanti duhet gjithashtu të dorëzojë një raport ose studim të përgatitur (si autor ose bashkëautor) mbi tema të ngjashme. Aplikimet pranohen vetëm në formë elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim të marrjes së aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Afati për aplikime: 10 dhjetor 2025, në mesnatë. Kthehu tek formulari