Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Misioni i AADF është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. Si pjesë e portofolit të sektorit të Sipërmarrjes dhe Arsimit, AADF po zbaton projektin TOKA, i cili përcakton një kuadër bashkëpunimi që bashkon aktorët kombëtarë dhe vendorë, institucionet arsimore dhe kërkimore, organizatat e fermerëve dhe sektorin privat. Katër shtyllat kryesore janë: Zhvillimi i Sektorit Bujqësor Sistemet e Njohurive dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS) Siguria Ushqimore (Food Safety) Ndërtimi i Kapaciteteve — si një shtyllë e pavarur dhe një element ndërsektorial i integruar me të tjerat. Për zbatimin e projektit “TOKA”, AADF kërkon të plotësojë pozicionin Project Lead Education, Research, Outreach, me vendndodhje në Korçë. Lexo më shumë Data Privacy Notice and Consent to Use Job Application Data