Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Misioni i AADF është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. Si pjesë e portofolit të sektorit të Sipërmarrjes dhe Arsimit, AADF po zbaton projektin TOKA, i cili përcakton një kuadër bashkëpunimi që bashkon aktorët kombëtarë dhe vendorë, institucionet arsimore dhe kërkimore, organizatat e fermerëve dhe sektorin privat. Katër shtyllat kryesore janë: Zhvillimi i Sektorit Bujqësor Sistemet e Njohurive dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS) Siguria Ushqimore (Food Safety) Ndërtimi i Kapaciteteve — si një shtyllë e pavarur dhe një element ndërsektorial i integruar me të tjerat. Për zbatimin e projektit “TOKA”, AADF kërkon të plotësojë pozicionin Project Lead Education, Research, Outreach, me vendndodhje në Korçë. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë, por nuk kufizohen në: Koordinimin e aktiviteteve në trajektoren e arsimit, kërkimit dhe outreach Koordinimin e takimeve dhe komunikimit mes palëve të interesit Mbështetjen në hartimin, planifikimin, monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve sipas planit të miratuar të punës dhe buxhetit Lehtësimin e bashkëpunimit midis prodhuesve lokalë, organizatave të fermerëve, institucioneve publike dhe partnerëve akademikë Mbikëqyrjen e aktiviteteve në terren dhe sigurimin e dorëzimit me kohë të rezultateve Asistencë në zhvillimin e moduleve të trajnimit, sesioneve të kapaciteteve, punëtorive dhe iniciativave të ndarjes së njohurive Përgatitjen e raporteve, prezantimeve dhe dokumenteve të brendshme dhe të jashtme Mbështetjen e mbledhjes së të dhënave, indikatorëve bazë dhe të ndikimit Sigurimin e përputhshmërisë me procedurat dhe standardet e AADF Konsulenti do të raportojë te drejtuesi ndërkombëtar i Education, Research, Outreach, Wageningen University & Research Kualifikimet dhe kompetencat e kërkuara: Diplomë Master; PhD në fusha relevante (edukim, ekonomia e zhvillimit, inxhinieria bujqësore, MBA) Minimumi 10 vite përvojë Përvojë e dëshmuar në kërkim, outreach dhe edukim Eksperiencë në kontekste shumëpalëshe në Shqipëri Aftësi të forta analitike dhe komunikimi Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze Përvojë në sektorët agroushqimorë Rrjet i gjerë profesional Instruksione Aplikimi: Aplikanti duhet gjithashtu të dorëzojë një raport ose studim të përgatitur (si autor ose bashkëautor) mbi tema të ngjashme. Aplikimet pranohen vetëm në formë elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim të marrjes së aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Afati për aplikime: 10 dhjetor 2025, në mesnatë. Kthehu tek formulari