AADF Projekte

Arsim & Lidership

AI for Youth

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 4.93 milion USD

Formimi i inovatorëve të së nesërmes, zhvillimi i arsimit digjital dhe i aftësive teknologjike

Në ditët e sotme, kur teknologjia përparon me ritme marramendëse, njohuritë digjitale nuk janë më thjeshtë një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të garantuar sukses në të ardhmen. Duke marrë parasysh këtë fakt, projekti “AI for Youth”, i zhvilluar nga AADF në bashkëpunim me kompaninë Intel, synon të aftësoj rininë shqiptare me njohuritë e nevojshme teknologjike për karrierat e tyre të ardhshme.

Kjo nismë sjell për herë të parë arsimin rreth inteligjencës artificiale (IA) në 30 gjimnaze të 11 qyteteve në Shqipëri. Projekti synon gjithashtu të formojë 140 mësues të profilit TIK duke përdorur programin mësimor të kompanisë Intel, si dhe përhapjen në më shumë se 2000 shkolla deri në vitin 2026, duke i përgatitur kështu nxënësit për t’u përballur me sfidat dhe mundësitë e epokës digjitale. Për më tepër, AADF po ndërton 22 laboratorë të inteligjencës artificiale brenda ambienteve të shkollave.

Duke përfshirë në arsimin IA si mësuesit ashtu edhe nxënësit, AADF jo vetëm që po përgatit rininë shqiptare për të shfrytëzuar mundësitë brenda vendit, por po i mundëson atyre të jenë të suksesshëm edhe në tregun ndërkombëtar, ku kompetencat IA janë shumë të vlerësuara. AADF po ndikon në mënyrë të qenësishme për të siguruar një të ardhme më të mirë falë novacionit dhe arsimit IA.

 


Find out more

Related Projects