AADF Projekte

Sipërmarrje

BID Shkodra

Status I përfunduar
Angazhimi Financiar 900,000 USD

Zanafilla e modelit BID/TID në Shqipëri

Historia e huazimit të modelit BID/TID në Shqipëri nisi me qytetin e Shkodrës dhe tashmë ka dëshmuar se është një histori suksesi. Bordi drejtues i AADF-së ka financuar një total prej 900,000 dollarësh për të realizuar këtë projekt kaq domethënës.

Shkodra ishte njëkohësisht zanafilla dhe terreni ku u testua modeli i cili do të përcaktonte të ardhmen e modelit BID në Shqipëri. Themelet e projektit u hodhën në fillim të vitit 2012 kur filloj restaurimi i infrastrukturës fizike përgjatë dy zonave pedonale në qendër të qytetit. Ky restaurim i ktheu qytetit shkëlqimin e dikurshëm si një qendër urbane mbushur plot aktivitet tregtar dhe intelektual, si dhe një vendtakim për ndërveprime sociale.

Restaurimi i infrastrukturës  u pasua menjëherë me themelimin e shoqatës BID Shkodra. Që prej themelimit të kësaj shoqate, AADF ka organizuar më shumë se 120 aktivitete në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe komunitetin e biznesit lokal. Mjedisi i rigjallëruar ekonomik dhe kulturor ka tërhequr jo vetëm më tepër vizitorë por ka rezultuar edhe në ngritjen e shumë bizneseve të reja në Shkodër. AADF ka ofruar shërbime konsulence dhe subvencione për më tepër se 30 biznese dhe vazhdon të mbështes BID Shkodrën duke e ndihmuar atë në rrugën drejt përputhjes me kërkesat e ligjit BID.

BID Shkodra është sot një pikë reference e një qyteti i cili po rifiton statusin e tij si një destinacion me potencial të madh si për turistët e huaj ashtu edhe për vendasit. Shkodra tashmë ofron një larmi mundësish për të zhvilluar biznesin dhe turizmin duke dëshmuar ndikimin e qenësishëm që mund të ketë modeli BID/TID në rijetësimin e qendrave urbane anembanë Shqipërisë.

 

 

 

Rruga “28 Nëntori”,
4001, Shkodër


Find out more

Related Projects

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.