Sipërmarrje BID Shkodra Status I përfunduar Angazhimi Financiar 900,000 USD Zanafilla e modelit BID/TID në Shqipëri Historia e huazimit të modelit BID/TID në Shqipëri nisi me qytetin e Shkodrës dhe tashmë ka dëshmuar se është një histori suksesi. Bordi drejtues i AADF-së ka financuar një total prej 900,000 dollarësh për të realizuar këtë projekt kaq domethënës. Shkodra ishte njëkohësisht zanafilla dhe terreni ku u testua modeli i cili do të përcaktonte të ardhmen e modelit BID në Shqipëri. Themelet e projektit u hodhën në fillim të vitit 2012 kur filloj restaurimi i infrastrukturës fizike përgjatë dy zonave pedonale në qendër të qytetit. Ky restaurim i ktheu qytetit shkëlqimin e dikurshëm si një qendër urbane mbushur plot aktivitet tregtar dhe intelektual, si dhe një vendtakim për ndërveprime sociale. Restaurimi i infrastrukturës u pasua menjëherë me themelimin e shoqatës BID Shkodra. Që prej themelimit të kësaj shoqate, AADF ka organizuar më shumë se 120 aktivitete në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe komunitetin e biznesit lokal. Mjedisi i rigjallëruar ekonomik dhe kulturor ka tërhequr jo vetëm më tepër vizitorë por ka rezultuar edhe në ngritjen e shumë bizneseve të reja në Shkodër. AADF ka ofruar shërbime konsulence dhe subvencione për më tepër se 30 biznese dhe vazhdon të mbështes BID Shkodrën duke e ndihmuar atë në rrugën drejt përputhjes me kërkesat e ligjit BID. BID Shkodra është sot një pikë reference e një qyteti i cili po rifiton statusin e tij si një destinacion me potencial të madh si për turistët e huaj ashtu edhe për vendasit. Shkodra tashmë ofron një larmi mundësish për të zhvilluar biznesin dhe turizmin duke dëshmuar ndikimin e qenësishëm që mund të ketë modeli BID/TID në rijetësimin e qendrave urbane anembanë Shqipërisë. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt Rruga “28 Nëntori”, 4001, Shkodër Find out more Related Projects TID/BID Korça Lexo më tepër