AADF Projekte

Arsim & Lidership

MIP – Programi për Praktikë Profesionale

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 5 milion USD

Zhvillimi i kapaciteteve përmes praktikës profesionale

AADF ka themeluar dhe zhvilluar Programin për Praktikë Profesionale (MIP) për të ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për profesionistë të rinj të talentuar si dhe drejtuesit e ardhshëm të Shqipërisë. Synimi i këtij programi është që të zhvillojë aftësitë e tyre drejtuese dhe kapacitetet teknike, si dhe të përmirësojë perspektivat e karrierës së tyre duke kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.

Programi u ofron pjesëmarrësve eksperiencë profesionale ndërkombëtare afatshkurtër nëpërmjet një praktike profesionale të përditshme në fusha të tilla si Arsimi, Teknologjia dhe inovacioni, Biznesi dhe Sipërmarrja, Turizmi dhe Ekoturizmi, Kultura, Drejtësia, dhe Edukimi Shëndetësor. AADF financon 95% të shpenzimeve të pjesëmarrësve në program, të cilat përfshijnë praktikën e personalizuar profesionale 6-mujore në një institucion pritës në SH.B.A, programin trajnues për drejtues dhe menaxher, udhëtimin një-javor të networkut, biletën vajtje-ardhje, sigurimin shëndetësor dhe të udhëtimit, asistencë për procesin e aplikimit për vizën amerikane, orientimin paraprak mbi programin, si dhe një bursë mujore për të mbuluar akomodimin, transportin lokal, dhe shpenzimet personale.

Në mesin e vitit 2024, një total prej 85 pjesëmarrësish do të kenë përfunduar praktikën e tyre profesionale dhe do të japin kontributin e tyre në ekonominë shqiptare përmes aftësive të tyre. Informacioni i mbledhur nëpërmjet pyetësorëve dhe grupeve të diskutimit dëshmojnë se pjesëmarrësit në program besojnë se falë programit kanë përfituar perspektiva më të mira në karrierë dhe mundësi të reja për të dhënë kontribut në fushat e tyre përkatëse falë ekspertizës së përfituar.

 

Rr. “Ibrahim Rugova”,
Ndërtesa 42, Hyrja 6,
Apartamenti 60, Tiranë,


Find out more

Related Projects