AADF Projekte

Arsim & Lidership

MIP – Programi për Studime Master

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 2.82 milion USD

Programi për Studime Master: Aftësim profesional përmes zhvillimit akademik

AADF është angazhuar për të huazuar modelet më të mira ndërkombëtare me qëllim përmirësimin e shoqërisë shqiptare në tërësinë e saj. Asgjë nuk e përfaqëson më mirë këtë qasje se sa ofrimi i mundësisë për studime pasuniversitare në universitetet më në zë të Shteteve të Bashkuara për profesionistët e rinj shqiptarë dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë të përparojnë në rrugëtimin e tyre akademik.

Programi MIP për studime master nxit zhvillim profesional dhe akademik bazuar mbi parimet themelore të secilës prej fushave përkatëse të studimit. Pjesëmarrësit në program kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të kryer kërkime shkencore, aftësitë analitike dhe drejtuese, dhe të përfitojnë gjithashtu një arsim ndër-kulturor duke u prezantuar me vlerat themelore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Progresi akademik dhe integrimi në programin studimor monitorohen dhe mbështeten  vazhdimisht për të garantuar zhvillimin akademik dhe personal të çdo pjesëmarrësi.

Pjesëmarrësve në programin MIP për studime master u kërkohet që të kthehen në Shqipëri në përfundim të studimeve dhe të japin kontribut në përmirësimin e shoqërisë shqiptare falë aftësive të përfituara. AADF financon çdo aspekt të pjesëmarrjes në program, duke përfshirë kurset përgatitore për provimet e pranimit, tarifat e studimit, akomodimi dhe ushqimi, kuotë për blerjen e librave, sigurimin shëndetësor, udhëtimin vajtje-ardhje, si dhe pagesat për aplikim për vizë në ambasadë dhe asistencë për t’u regjistruar në sistemin e shkëmbimit studentor të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 

Rr. “Ibrahim Rugova”, Ndërtesa 42,
Hyrja 6, Apartamenti 60, Tiranë,
+355 04 222 2408
master-mip@aadf.org


Find out more

Related Projects