AADF Projekte

Arsim & Lidership

Qendra e Shërbimeve Arsimore

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 4.95 milion USD

Vlerësimi i paanshëm dhe efikas i provimeve si garanci për ruajtjen e standardit akademik

Çdokush në AADF është i bindur se çelësi për transformimin e Shqipërisë gjendet në arsimin dhe aftësimin e brezave të ardhshme. Sidoqoftë, është thelbësore që ky arsim dhe aftësim të vlerësohet dhe kontrollohet që të ruhen në mënyrë konstante arritjet akademike.

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është i vetmi institucion i autorizuar në Shqipëri i cili kryen vlerësimin e të gjitha provimeve kombëtare dhe atyre për certifikimin e profesioneve të rregulluara. AADF po mbështet QSHA në huazimin e standardeve ndërkombëtare në vlerësim. Ky angazhim ka si qëllim të sigurojë transparencë, integritet dhe të reduktojë kohën dhe kostot e procesit të vlerësimit.

Për më tepër, QSHA shërben edhe si një bazë të dhënash e cila ofron informacione të vlefshme në lidhje me politikat arsimore, zhvillimin e biznesit, dhe planin e sistemit arsimor në Shqipëri. AADF deri më tani ka financuar 4.95 milion dollar për të rritur kapacitetet e qendrës duke analizuar modele administrimi të cilat ruajnë integritetin, reduktojnë ndikimin politik dhe japin kontribut në përmirësimin dhe përditësimin e teknologjisë së saj.

 

Boulevardi “Zhan D’Ark” , Nr.23 Tirana


Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.