Arsim & Lidership Qendra e Shërbimeve Arsimore Vizitoni Faqen Web të Projektit Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 4.95 milion USD Vlerësimi i paanshëm dhe efikas i provimeve si garanci për ruajtjen e standardit akademik Çdokush në AADF është i bindur se çelësi për transformimin e Shqipërisë gjendet në arsimin dhe aftësimin e brezave të ardhshme. Sidoqoftë, është thelbësore që ky arsim dhe aftësim të vlerësohet dhe kontrollohet që të ruhen në mënyrë konstante arritjet akademike. Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është i vetmi institucion i autorizuar në Shqipëri i cili kryen vlerësimin e të gjitha provimeve kombëtare dhe atyre për certifikimin e profesioneve të rregulluara. AADF po mbështet QSHA në huazimin e standardeve ndërkombëtare në vlerësim. Ky angazhim ka si qëllim të sigurojë transparencë, integritet dhe të reduktojë kohën dhe kostot e procesit të vlerësimit. Për më tepër, QSHA shërben edhe si një bazë të dhënash e cila ofron informacione të vlefshme në lidhje me politikat arsimore, zhvillimin e biznesit, dhe planin e sistemit arsimor në Shqipëri. AADF deri më tani ka financuar 4.95 milion dollar për të rritur kapacitetet e qendrës duke analizuar modele administrimi të cilat ruajnë integritetin, reduktojnë ndikimin politik dhe japin kontribut në përmirësimin dhe përditësimin e teknologjisë së saj. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt Boulevardi “Zhan D’Ark” , Nr.23 Tirana