AADF Projekte

Sipërmarrje

Parku Ujor Drilon–Tushemisht

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 7.94 milion USD

Një model ku ruajtja e natyrës dhe zhvillimi i qëndrueshëm ecin së bashkuNjë model i cili bashkon mbrojtjen e natyrës me turizmin e qëndrueshëm

Në brigjet e Liqenit të Ohrit, Parku Ujor Drilon–Tushemisht përfaqëson një nga
ndërhyrjet më të rëndësishme për rehabilitimin e peizazhit natyror dhe zhvillimin e
turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Me një angazhim financiar prej 8.33 milionë USD, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan
për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe Qeverinë
Shqiptare, ka mbështetur transformimin e kësaj zone në një destinacion që ndërthur
mbrojtjen e biodiversitetit, përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe zhvillimin
ekonomik të komunitetit.

Projekti shtrihet në një territor prej rreth 150 hektarësh, që lidh burimet e Drilonit,
fshatin e Tushemishtit dhe bregun e Liqenit të Ohrit, pjesë e një rajoni me vlera të
veçanta natyrore, të njohura ndërkombëtarisht nga UNESCO.

Nga rehabilitimi ekologjik te një përvojë e re për vizitorët
Projekti, i konceptuar nga studioja ndërkombëtare e arkitekturës së peizazhit
PROAP, nën drejtimin e arkitektit João Nunes, ka në qendër ujin si element natyror,
ekologjik dhe rekreativ.

Ndërhyrjet përfshijnë rehabilitimin e hapësirave të gjelbra dhe sistemit të kanaleve
ujore, stabilizimin e brigjeve, ruajtjen e pemëve ekzistuese dhe pasurimin e
biodiversitetit përmes mbjelljeve të reja. Infrastruktura e re ka përmirësuar lidhjet
mes zonave natyrore dhe hapësirave publike, me ura të qëndrueshme, shëtitore,
shtigje për biçikleta dhe hapësira rekreative.

Në total, projekti përfshin një rrjet prej 12 kilometrash shtigje të reja dhe të
përmirësuara, lidhje për këmbësorë mes Drilonit, Tushemishtit dhe bregut të liqenit,
si dhe një sistem kanalesh të lundrueshme që mundëson eksplorimin e parkut
përmes mjeteve ujore me ndikim të ulëtmjedisor.

Një komponent i rëndësishëm është edhe Qendra e Vizitorëve, e ndërtuar si pikë
orientimi, informimi dhe edukimi për biodiversitetin, historinë dhe trashëgiminë
kulturore të rajonit.

Zhvillim ekonomik që përfshin komunitetin

Projekti shtrihet përtej kufijve të parkut natyror. Në fshatin Tushemisht, rehabilitimi i
fasadave, rrethimeve dhe çative të ndërtesave ka përmirësuar pamjen e fshatit, duke
ruajtur karakterin e tij tradicional dhe identitetin arkitektonik.

Paralelisht, AADF mbështet zhvillimin e një modeli të menaxhimit të destinacionit që
synon përfshirjen aktive të komunitetit dhe bizneseve vendase. Mbështetja e
mëtejshme për bizneset vendore, këshillimit dhe trajnimeve synon të forcojë sipërmarrjen, të përmirësojë shërbimet turistike dhe të krijojë mundësi të
qëndrueshme ekonomike për banorët.

Për të garantuar kujdesin dhe zhvillimin afatgjatë të zonës, është krijuar edhe
Qendra jofitimprurëse “Parku Ujor Drilon–Tushemisht”, e dedikuar në zonëpër të
ndërtuar një model funksional të manaxhimit të destinacionit.

Një projekt shqiptar mes më të mirëve në botë
Cilësia e ndërhyrjes është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Në vitin 2025, Parku
Ujor Drilon–Tushemisht u përzgjodh mes tetë finalistëve të Çmimit Ndërkombëtar të
Arkitekturës së Peizazhit “Rosa Barba Casanovas”, në kuadër të Bienales së 13-të
Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë, në konkurim me më shumë se 230
projekteve kandidate nga mbi 20 vende të botës.

Përzgjedhja e vendosi projektin shqiptar në një platformë prestigjioze ndërkombëtare
të arkitekturës së peizazhit, duketheksuar qasjen e tij ndaj rigjenerimit ekologjik dhe
lidhjes së natyrës me hapësirën publike.

Për AADF-në, Drilon–Tushemishti nuk është vetëm një investim në
infrastrukturën turistike, por një model zhvillimi që synon të tregojë se
mbrojtja e pasurive natyrore mund të krijojë njëkohësisht vlerë ekonomike,
sociale dhe mjedisore.

150 ha
Territori i projektit

12 km
Shtigje të reja dhe të përmirësuara

15,000
Pemë dhe bimë vendase, sipas prezantimit të projektit

Top 8
Finalist i Çmimit Rosa Barba 2025


Find out more

Related Projects

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.