AADF Projekte

Sipërmarrje

TID Tirana

Status I përfunduar
Angazhimi Financiar 2.45 milion USD

Pazari i Ri i Tiranës, një histori suksesi e modelit BID/TID

Në serinë e projekteve BID/TID të AADF-së nuk kishte si të mungonte kryeqyteti i Tiranës. Vendndodhja e përzgjedhur ishte një pikë referimi në qytet, e cila mbart një histori të pasur.

Zona e Pazarit të Ri dhe Sheshit “Avni Rustemi” përfaqëson jetën tradicionale urbane në kryeqytet dhe ka një vlerë të qenësishme tregtare duke qenë një destinacion shumë popullor për vizitorët. Kjo zonë përmban mbi pesëmbëdhjetë monumente të trashëgimisë kulturore të cilat mbrohen me ligj dhe të cilat më parë qëndronin të fshehura nën fasadat e rrënuara, infrastrukturës së vjetruar dhe hapësirave tregtare jo tërheqëse.

Pazari i Ri është shndërruar tashmë në një zonë pedonale me një treg të përsosur me produkte vendase, i cili është njëkohësisht edhe një destinacion kryesor turistik ku bizneset private dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor bashkëpunojnë ngushtësisht nën modelin BID/TID.  AADF ka bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare, duke përfshirë Ministrinë e Kulturës dhe Zhvillimit Urban, si dhe me Bashkinë e Tiranës dhe bizneset vendase, për të arritur një rijetësim të plotë të Pazarit të Ri dhe Sheshit “Avni Rustemi” në Tiranë. Pazari është shndërruar në destinacionin kryesor turistik të kryeqytetit dhe në një qendër për organizimin e shfaqjeve të shumta artistike të cilat zhvillohen përgjatë gjithë vitit.

 

“Avni Rustemi” Square, Tirana
tidtirana@gmail.com


Find out more

Related Projects