20/04/2020 Sipërmarrje Siguria, përkushtimi dhe argëtimi në Pazarin e Ri sipas TID Tirana Qëkurse u restaurua në Mars të vitit 2017, Pazari i Ri i Tiranës është shndërruar në destinacionin më të dashur të kryeqytetit, i shquar për arkitekturën elegante, tregun plot gjallëri dhe standardeve të larta të higjienës, sigurisë, ndriçimit dhe shërbimeve. Këtë pranverë, ndryshe nga vitet e mëparshme, shumë zona të shquara të qytetit kanë pësuar transformime shumë domethënëse të shkaktuara nga pandemia globale. Pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme, Pazari i Ri nuk e ka humbur gjallërinë dhe bukurinë, por ka fituar edhe qetësinë. Ky transformim nuk ishte rastësor, por u arrit nëpërmjet përkushtimit të shoqatës së biznesit vendas, TID Tirana. Që prej themelimit të saj në fillim të vitit 2017, TID Tirana ka bashkëpunuar ngushtësisht me sipërmarrësit e Pazarit të Ri për të administruar zonën duke shfrytëzuar modelin BID/TID, një qasje ku bizneset bashkë-administrojnë zonën e tyre të aktivitetit. Falë vizionit dhe mbështetjes së AADF-së dhe Bashkisë së Tiranës, shoqata TID Tirana ka mundësuar mbarëvajtjen gati normale të Pazarit të Ri. Kjo u arrit nëpërmjet ndërhyrjeve të dukshme si tre dezinfektime të kryera brenda harkut kohor të tre muajve, pastrimit rutinë të sipërfaqeve dhe zbatimit të rreptë të masave të distancimit fizik në tregun e gjelbër. Një kujdes i veçantë është treguar gjithashtu edhe për të moshuarit. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me TID Tirana dhe bizneset lokale janë kujdesur për të shpërndarë pako me ushqime në secilën prej banesave të tyre. Fëmijët gjithashtu kanë përfituar nga aktivitete të tilla si lojëra të ndryshme, konkurse dhe mundësi për të përfituar çmime dhe dhurata. Kur COVID-19 të jetë vetëm një kujtesë nga e kaluara, Pazari i Ri do të përmbush potencialin e tij të plotë dhe do të kthehet sërish në një pikë referimi e kryeqytetit.