AADF Projekte

Sipërmarrje

TID Gjirokastra

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 3.13 milion USD

Nxitja e biznesit nëpërmjet shndërrimit të pazarit të vjetër të Gjirokastrës

Tërësia arkitekturore e qytetit të vjetër të Gjirokastrës, ku bashkëjetojnë shtëpitë tipike kullë, xhamitë, kishat, si dhe banesa të tjera të ndryshme, ka bërë të mundur përfshirjen e saj në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së. Gjirokastra, e njohur edhe si “qyteti i gurtë”, është një shembull i përkryer i një komuniteti plot jetë, i bashkuar nga një ndjesi përkatësie dhe nga një kulturë e cila vlerëson marrëdhëniet fqinjësore.

AADF themeloi shoqatën e Zonës për Përmirësimin e Turizmit (TID Gjirokastra) menjëherë pas përfundimit të punimeve për rijetësimin e pazarit të vjetër. Kjo shoqatë sot administrohet nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi e cila përfshin AADF-në, Bashkinë e Gjirokastrës si dhe komunitetin e biznesit të zonës.

TID Gjirokastra ka si synim të qartë rritjen e numrit të vizitorëve të cilët e kalojnë natën në qytet, dhe shërben si një forcë e domosdoshme për të promovuar Gjirokastrën si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend.

Rijetësimi i klimës së biznesit, i nxitur nga rritja e numrit të vizitorëve dhe promovimi i qytetit si destinacion turistik, ka krijuar një zhvillim shumë premtues i cili do të garantojë një të ardhme të qëndrueshme për Gjirokastrën.

Sheshi “Cerciz Topulli”, Gjirokastër
+355 69 311 3733
info@tidgjirokastra.com


Find out more

Related Projects