08/05/2020 Sipërmarrje AADF mbështet projektin për rijetesimin e sheshit “Cerciz Topulli” AADF do të mbështesë përgatitjen e një projekti të detajuar për rijetësimin e sheshit “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, i cili vjen si domosdoshmëri pas rritjes së konsiderueshme të numrit të vizitorëve në qytet, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Ngritja e ambienteve të parkimit jashtë rrugës kryesore është kthyer në domosdoshmëri për shkak të numrit të lartë të mjeteve dhe trafikut të shtuar. Projekti parashikon një shesh parkimi të nëndheshëm përgjatë sheshit “Çerçiz Topulli” në qendrën historike në Gjirokastër. Në planin e projektit parashikohet ruajtja e identitetit dhe vlerave historike të qendrës së Gjirokstrës, e cila është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së falë rëndësisë së vlerave të saj arkitekturore.