Kulturë & Ekoturizëm Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’ Vizitoni Faqen Web të Projektit Status I përfunduar Angazhimi Financiar -- Trashëgimia e dinastisë Marubi, themeluesit e artit fotografik shqiptar Rëndësia historike dhe kulturore e veprës së Pjetër Marubit dhe dinastisë Marubi është e padiskutueshme dhe përbën një tregues të çmuar kulturor. Fotografia shqiptare e ka zanafillën te vepra e tij dhe shumë nga momentet më domethënëse historike të Shqipërisë janë përjetësuar në fotografitë e tij. AADF e udhëhoqi projektin për muzeun e ri të fotografisë në Shkodër, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe Komisionin Europian. Ky projekt përfshiu restaurimin fizik, përmirësimin e shërbimeve për vizitorët, si dhe ngritjen e kapaciteteve të nevojshme teknike për t’i dhënë jetë një institucioni bashkëkohor të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’ hapi dyert për publikun në Maj të vitit 2016 dhe shumë shpejtë u shndërrua në një destinacion kryesor si për banorët e Shkodrës ashtu edhe për vizitorët. Godina e muzeut është e vendosur në pedonalen e Shkodrës dhe përfaqëson më së miri ndërthurjen e traditës me modernizmin, duke e përcaktuar atë si një atraksion i cili nuk mund të anashkalohet nga asnjë vizitor. Koleksioni i muzeut përmban më shumë se 500,000 negativë të cilat datojnë që nga viti 1856 dhe pasqyrojnë më së miri historinë e Shqipërisë nëpërmjet personazheve dhe ngjarjeve të paraqitura në fotografi. Fotografitë e Marubit jo vetëm që nxjerrin në pah më së miri thelbin e kulturës shqiptare por edhe shërbejnë si një kronikë historike e cila ruan ngjarjet e rëndësishme për brezat e ardhshme. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt Rruga “Kolë Idromeno”, Nr. 32, 4001 Shkodër +355 22 400 500 / +355 68 907 1797 info@marubi.gov.al