Përshkrimi i pozicionit Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Misioni i AADF-së është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri. DEPARTAMENTI: Administrata / Me kohë të plotë Qëllimi Kryesor: Roli kryesor i Recepsionistit/Recepsionistes përfshin menaxhimin e operacioneve të recepsionit, kryerjen e detyrave administrative dhe sigurimin e komunikimit efektiv brenda organizatës, si dhe me partnerët/bashkëpunëtorët e saj. Përgjegjësitë Kryesore: – Të presë dhe të mirëpresë vizitorët në mënyrë profesionale dhe t’i drejtojë ata tek personeli apo departamenti përkatës; -Të përgjigjet dhe të shpërndajë telefonatat hyrëse, email-et dhe kërkesat tek personat përgjegjës; -Të menaxhojë planifikimin e takimeve, konferencave dhe eventeve; -Të kryejë detyra zyre, duke përfshirë arkivimin e dokumenteve, porositjen e materialeve, fotokopjimin, skanimin, shkatërrimin e dokumenteve, pranimin dhe dërgimin e postës, si dhe plotësimin e formularëve DHL për dërgesat postare. Disa nga këto detyra mund të kërkojnë bashkëpunim me menaxherin e pronës së zyrës; -Të asistojë në organizimin e eventeve, si rezervime në restorante, menaxhimi i ftesave dhe listave të të ftuarve, si dhe organizimi i tavolinave; -Të mbështesë Menaxherin e Marrëdhënieve me Publikun (PR) në detyra që lidhen me rrjetet sociale të kompanisë dhe platformat e tjera përkatëse; si dhe në listat e shpërndarjes për eventet ose komunikimet e printuara të AADF-së; -Të mirëmbajë dhe përditësojë librin e protokollit sipas udhëzimeve të Asistentit Ekzekutiv; -Të asistojë, sipas nevojës, në procesin e arkivimit dhe mirëmbajtjen e zyrës së arkivit; -Të përditësojë çdo muaj listën e kuponëve të stafit për përdorimin e taksive; -Të mbështesë ekipin ligjor duke mirëmbajtur bazën e të dhënave të kontratave përmes regjistrimit dhe skanimit të të gjitha kontratave të AADF-së; -Të kryejë detyra të tjera sipas kërkesës së eprorëve, në përputhje me fushën përkatëse të ekspertizës. Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar: -Minimumi 3 vite përvojë pune në pozicion recepsionisti; përvoja në rol administrativ (ose recepsionist në një zyrë administrative) përbën avantazh; -Aftësi shumë të mira komunikimi, me shkrim dhe me gojë (gjuhët shqip dhe anglisht janë të detyrueshme); -Njohuri në menaxhimin e zyrës, komunikim dhe organizim; -Njohuri të mira në përdorimin e programeve të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook); -Aftësi shumë të mira organizative dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht; -Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësi në punë. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare të AADF-së. Pranohen vetëm aplikime elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin konfirmim për pranimin e aplikimit të tyre. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Afati i fundit për aplikim: 3 Maj 2026. Kthehu tek formulari