22/01/2025 Arsim & Lidership Shkolla e Drejtorëve akreditohet nga Këshilli Amerikan i Trajnimit dhe Zhvillimit Shkolla e Drejtorëve tashmë është e akredituar nga Këshilli Amerikan i Trajnimit dhe Zhvillimit (ACTD), një institucion i njohur ndërkombëtarisht për vendosjen e standardeve të larta në institucionet arsimore dhe programet e trajnimit profesional. Pse është i rëndësishëm ky akreditim? Ky akreditim siguron që Shkolla e Drejtorëve përmbush standardet ndërkombëtare të cilësisë në trajnime dhe zhvillim profesional. Gjithashtu, certifikatat e lëshuara nga qëndra tani kanë njohje ndërkombëtare, sidomos për ato institucione që janë pjese e rrjetit global të ACTD. Çfarë do të thotë për trajnuesit e shkollës së drejtorëve Programet e Shkollës së Drejtorëve tani janë përshtatur me metodologjitë më të reja. Pjesëmarrësit përfitojnë nga: Një kurrikul e përmirësuar dhe në përputhje me standardet globale. Pjesëmarrësit pajisen me aftësi që janë të kërkuara në tregun global të arsimit dhe lidershipit. Certifikata e akredituara ndërkombëtarisht shërbejnë si dëshmi për përgatitjen e lartë profesionale të drejtuesve të arsimit parauniveristar në Shqipëri. Ky akreditim vendos Shkollën e Drejtorëve si lider në vend për zhvillimin profesional. Galeria