AADF Lajme

03/08/2026 Të Përgjithshme

Bordi i Administratorëve të AADF-së ka emëruar z. Martin Mata si Drejtorin e vetëm Ekzekutiv të Fondacionit.

Bordi i Administratorëve i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka emëruar z. Martin Mata si Drejtorin e vetëm Ekzekutiv të Fondacionit.

Me mbi tridhjetë e shtatë vite përvojë, prej të cilave njëzet e gjashtë vite pranë Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Bordi ka besim se Martini është në pozicionin e duhur për të udhëhequr AADF-në, ndërsa ajo vijon të rritet dhe të kontribuojë në zhvillimin e Shqipërisë, duke krijuar mundësi për çdo shqiptar.

Ky tranzicion në drejtim pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Fondacionit ndaj mirëqeverisjes dhe vazhdimësisë institucionale.

E mbështetur nga një ekip drejtues tejet i përkushtuar dhe e udhëhequr nga një vizion i qartë strategjik, AADF mbetet e angazhuar për të krijuar ndikim të qëndrueshëm përmes investimeve në arsim, sipërmarrje, trashëgimi kulturore, turizëm dhe zhvillimin e lidershipit.

U jemi mirënjohës partnerëve, përfituesve dhe palëve tona të interesuara për besimin e tyre të vazhdueshëm dhe presim me kënaqësi të çojmë përpara së bashku misionin e Fondacionit në vitet që vijnë.

 

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.