Ermir Dajçi

Koordinator Projekti (Senior)

Biografia

Ermir Dajçi ka mbi 8 vite përvojë të kombinuar në fushën e Project Management, Marketingut dhe Auditit. Ai zotëron një diplomë Bachelor në Ekonomi dhe Administrim Biznesi nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë; dhe një diplomë Master në Marketing & Menaxhim Europian dhe Ndërkombëtar nga Universiteti i Antwerpit në Belgjikë.

Ermiri ka mbajtur pozicione si auditor në Deloitte Albania dhe Deloitte Italia; Project Management Officer/Customer Engagement Assistant në B&D Belgium; dhe së fundmi Administrator Programi në Ambasadën e Suedisë në Tiranë, ku ka drejtuar programin EU for Innovation, fokusi i të cilit ka qenë mbështetja e start-up-eve, inkubatorëve dhe akseleratorëve inovativë të tregut shqiptar. Gjithashtu, Ermiri ka punuar vullnetarisht si krijues i përmbajtjeve sportive për Top Channel TV, dhe si staf i Burimeve Njerëzore në organizatën rinore AIESEC.Që nga prilli 2023, Ermiri i është bashkuar ekipit të AADF si Senior Project Coordinator në sektorin e Edukimit dhe Lidershipit.