Biografia Erta Prifti ka rreth 5 vite përvojë në koordinimin e projekteve për zhvillim ndërkombëtar, në bashkëpunim me OJF vendase dhe ndërkombëtare. Puna e saj është përqendruar në programet e shkëmbimit ndërkulturor, fuqizimin e të rinjve dhe iniciativat për zhvillimin e komunitetit. Erta ka një diplomë Master në Biznes Ndërkombëtar dhe Tregti Elektronike Ndërkufitare nga Universiteti i Biznesit Ndërkombëtar dhe Ekonomisë në Pekin, dhe një diplomë Bachelor në Ekonomi dhe Tregti Ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar programin Global Village for Future Leaders në Universitetin Lehigh në SHBA dhe është ish-bursiste e programeve të shkëmbit të Departamentit të Shtetit Amerikan. Erta iu bashkua AADF në Mars 2023.