Esmeralda Hasaj

Menaxhere për Prokurime

Biografia

Esmeralda Hasaj është një profesioniste me përvojë në menaxhim, mësimdhënie universitare dhe konsulenca. Pozicionet e saj të mëparshme përfshijnë Drejtore Financave Rajonale dhe e Vendit për ADRA International në disa vende të botës, lektore në universitete të ndryshme shqiptare dhe konsulente në financë dhe prokurim. Ajo është diplomuar Master në Zhvillim Ndërkombëtar nga Universiteti Andrews i Michigan, SHBA, dhe BA në Administrim Biznesi, Shqipëri. Esmeralda është e certifikuar nga UNDP dhe CIPS  në prokurimin publik (certifikime të njohura globalisht). Ajo i është bashkuar AADF në vitin 2011 në fillim si konsulente për hartimin e procedurave të prokurimit.