AADF Lajme

04/05/2019 Arsim & Lidership

Një projekt për transformimin e Piramidës së Tiranës si simbol i qëndresës dhe premtim për të ardhmen

Piramida e Tiranës ka pësuar transformime të shumta pas rënies së komunizmit. Ndërtesa e cila ishte krenaria e një regjimi të ashpër në grahmat e fundit, u shndërrua në fundin e viteve 90-të në hapësirë për koncerte, klub nate, dhe studio televizive.

Ajo shërbeu edhe si selia e forcave të NATO-s gjatë luftës në Kosovë. Funksioni i saj përfundimtar u zbulua më 25 Prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Studio e shquar arkitekturore MVRDV zbuloj planet për projektin e Piramidës së Tiranës në praninë e anëtarëve të bordit të AADF si dhe të përfaqësuesve të qeverisjes lokale dhe qendrore.

Plani i studios MVRDV do të krijoj më tepër hapësirë duke i shtuar strukturës ekzistuese ambiente të cilat do të përmbajnë dhoma individuale. Piramida do të jetë shtëpia e re e TUMO Tirana, qendrës për teknologji kreative e cila i ofron studentëve mundësinë për të përvetësuar aftësi të domosdoshme të shekullit të 21-të si animacioni, zhvillimi të lojërave, dizajni grafik, realizimi i filmave, muzika, modelimi 3-D, dhe robotika.

Mundimit për të përcaktuar e fatin e një godine kaq kontradiktore por edhe pjesërisht e përvetësuar nga qytetarët e Tiranës tashmë i ka ardhur fundi. Piramida e Tiranës ka potencialin për t’u kthyer në “monumentin e qytetarëve” dhe një simbol i kreativitetit dhe qëndresës.