Arsim & Lidership READ – Research Expertise from the Academic Diaspora Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 2.75 milion USD Potenciali i marrëdhënieve me diasporën akademike shqiptare në përmirësimin e kërkimeve shkencore dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri Diaspora akademike shqiptare ka potencialin për të kthyer mbrapsht efektin e fenomenit të largimit të intelektualëve nga Shqipëria e cila ka shoqëruar emigracionin masiv. Ajo gjithashtu ka fuqinë për të rritur kapacitetet dhe për të sjellë ndryshime strukturore në sistemin e arsimit të lartë në vend. AADF e sheh arsimin si një prioritet strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Ne e nisëm Programin READ (Research Expertise from the Academic Diaspora), për të përfituar nga potenciali i pashfrytëzuar i diasporës akademike shqiptare. Qëllimi kryesor i programit është nxitja e bashkëpunimeve të qëndrueshme midis diasporës akademike shqiptare dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri. Synimi përfundimtar është përfshirja e 100 akademikëve nga diaspora për të dhënë kontribut në katër fusha: Kërkim shkencor i përbashkët, Mbikëqyrje të doktoraturave, Zhvillim dhe përmirësim të programit mësimor, si dhe aktivitete të përbashkëta të mësimdhënies. Kërkuesit shkencor shqiptar dhe institucionet e arsimit të lartë të Shqipërisë do të përfitojnë më tepër të drejta për fonde apo burime financiare si dhe do të përfitojnë nga trajnimet për aplikime fondesh dhe aftësi të hartimit të projekteve. AADF ka bashkëpunuar me Institutin Ndërkombëtar të Arsimit për këtë program, i cili mbart me vete një përvojë të gjatë në shkëmbimet ndërkombëtare dhe ofron një model të provuar suksesi në dhënien e bursave për diasporën. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt READ@iie.org Find out more Related Projects Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar Lexo më tepër LEAD Albania Lexo më tepër