AADF Lajme

23/05/2023 Arsim & Lidership

Nxitja e shkëmbimeve akademike: READ Albania mirëpret shtatë universitete partnere

Programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) ka si mision përfshirjen e 100 kërkuesve shkencor shqiptar nga diaspora në bashkëpunime me institucione të arsimit të lartë në Shqipëri. Këto bashkëpunime do të përfshijnë kërkime shkencore të përbashkëta, mbikëqyrje të doktoraturave, zhvillim dhe përmirësim të programit mësimor, si dhe aktivitete të përbashkëta të mësimdhënies.

Shtatë universitete partnere u bashkuan së fundmi me programin READ, një dëshmi e qartë e progresit të deritanishëm. Tre universitetet e para të cilat ju bashkuan programit në Maj 2021 ishin Universiteti i Tiranës,  Universiteti i Mjekësisë Tiranë, si dhe Universiteti Politeknik i Tiranës. Këtyre institucioneve ju bashkohen sot: Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, Universiteti i Sporteve Tiranë, Universiteti i New York në Tiranë, Universiteti Polis, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti “Marin Barleti”, dhe Universiteti Epoka.

Programi READ Albania synon të këtë një ndikim të qenësishëm në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri duke përfshirë në mënyrë aktive diasporën akademike shqiptare. Ata do të ofrojnë njohuritë dhe resurset e tyre në shërbim të progresit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.