12/12/2021 Arsim & Lidership AADF nis Programin e Bursave për Akademikët nga Diaspora (READ) për të përfituar nga kontributi i diasporës akademike shqiptare Shqipëria zotëron një nga komunitetet më dinamike të diasporës në mbarë botën, e cila përfshin më shumë se 1.4 milionë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë kufijve të vendit. Midis këtij komuniteti gjenden rreth 2,500 individë me origjinë shqiptarë të cilët kanë kryer doktoratura dhe të cilët janë shpërndarë nëpër vende të ndryshme të botës. Shumë prej tyre nuk planifikojnë për t’u kthyer përfundimisht në Shqipëri, por ky fakt nuk e përjashton potencialin e tyre për të pasur një ndikim pozitiv në vend. AADF e nisi Programin READ me qëllim shfrytëzimin e njohurive, eksperiencës, dhe rrjeteve të bashkëpunimit të diasporës akademike shqiptare, për të ndikuar në përmirësimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri. READ synon të ndaj 100 bursa dhe fonde deri në 2028 për akademikët dhe shkencëtarët shqiptar të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Programi READ Albania gëzoi menjëherë mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, të cilat nuk nguruan të nënshkruanin marrëveshjet e bashkëpunimit, dhe të cilat mirëpresin kontributet e vyer të diasporës akademike shqiptare.