AADF Projekte

Arsim & Lidership

LEAD Albania

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 5.7 million USD

Një Eksperiencë Unike e Zhvillimit të Aftësive Drejtuese

LEAD Albania është një program unik për zhvillimin e aftësive drejtuese, i cili u mundëson profesionistëve të rinj të përzgjedhur, një përvojë të drejtpërdrejtë në nivelet më të larta të qeverisjes së Shqipërisë.

LEAD operon sipas modelit të “White House Fellows Program” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi përfshin një kontratë pune një-vjeçare në funksionin e këshilltarit, pranë institucioneve pritëse. Këto institucione përfshijnë: Kryeministrinë, Presidencën, ministritë kryesore, Bashkinë e Tiranës, si dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Pjesëmarrësit gjithashtu përfitojnë nga një komponent edukimi i  vazhdueshëm gjatë vitit, i cili përfshin trajnime të ndryshme të ofruara nga ekspertët vendas, nga universiteti i Harvardit, si dhe nga “Center for Creative Leadership” në Bruksel. Gjatë periudhës një-vjeçare, pjesëmarrësit e programit kanë mundësi të takohen me personalitete të shquara të diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe me figura të ndryshme të politikës.

Ata gjithashtu janë pjesëmarrës në takime të ndryshme të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian gjatë vizitës një-javore studimore në Bruksel. Programi Lead Albania ka si synim formimin dhe aftësimin e udhëheqësve të ardhshëm të Shqipërisë. Viti 2023 shënoi 10-vjetorin e programit, i cili tashmë ka regjistruar 108 pjesëmarrës.

leadalbania@aadf.org


Find out more

Related Projects