AADF Lajme

14/10/2022 Arsim & Lidership

AADF nis klasën e 10-të të programit LEAD Albania, aty ku nis historia e drejtuesve të ardhshëm

Diplomimi i klasës së 9-të të programit LEAD Albania padyshim që ngjalli shumë optimizëm në AADF. LEAD Albania me plot gjasa do të jetë zanafilla e historisë së shumë prej drejtuesve të ardhshëm të Shqipërisë.

Aftësitë drejtuese mund të mësohen vetëm nëpërmjet praktikës konkrete dhe mundësia e punës një-vjeçare e ofruar nga programi mundëson pikërisht këtë. Në ceremoninë e diplomimit ishin të pranishëm edhe Znj. Yuri Kim, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Znj. Bora Muzhaqi, Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët. AADF gjithashtu nderoi Kryeministrinë me çmimin “Institucioni Pritës i Vitit” si mirënjohje për bashkëpunimin shumë frytdhënës me programin LEAD Albania.

Duke përgëzuar të gjithë të diplomuarit e klasës së 9-të, AADF mirëpret 10 pjesëmarrës të rinj në program: Amalia Kokoli në Kryeministri, Ana Burda në zyrën e Kryenegociatorit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësi ne BE, Armaldo Bala në Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bjorni Vasili në Kryeministri, Dorina Patuzi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ines Stasa në Bashkinë e Tiranës, Inesa Gupe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Jetnor Kasmi në Kryeministri, Junida Katroshi në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Loren Kocollari në Presidencë.

 

Galeria