AADF Projekte

Sipërmarrje

EDA Drilon Tushemisht

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 7.94 milion USD

Një model i cili bashkon mbrojtjen e natyrës me turizmin e qëndrueshëm

AADF po bashkëpunon me Bashkinë Pogradec si dhe me Qeverinë Shqiptare për ta shndërruar zonën e Drilon-Tushemishtit në një destinacion turistik, i cili do të ofrojë një larmi aktivitetesh për vizitorët duke u fokusuar njëkohësisht edhe në zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.

Kjo zonë bën pjesë në rajonin e gjerë të liqeneve të Ohrit dhe Prespës, të cilët janë njohur nga UNESCO si Rezervë Ndërkufitare Biosferë në vitin 2014. Për më tepër, pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit ka përfituar statusin e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 2019.

Brenda hapësirës relativisht të vogël gjeografike të Drilon-Tushemishtit gjenden dy nga monumentet natyrore më të veçanta të Shqipërisë: Burimet e Drilonit dhe liqeni i Ohrit. Ky peizazh plotësohet me shtëpitë tradicionale vendase, rrugicat e ngushta si dhe pamjet mahnitëse të cilat krijojnë një oazë magjepsës i cili ofron plot mundësi për zhvillimin e turizmit në rajon.

Pavarësisht nga ky potencial i pamasë, kjo bashkësi vlerash mbetet e pashfrytëzuar për shkak të mungesës së modeleve të përshtatshme të zhvillimit të turizmit dhe biznesit. Si përgjigje ndaj këtyre çështjeve, AADF po udhëheq një projekt të fokusuar mbi përmirësimin e infrastrukturës dhe hartimin e një plani zhvillimi të zonës. Qëllimi përfundimtar i projektit është të tërheq investime të cilat do të nxisin, promovojnë dhe maksimizojnë potencialin e këtyre resurseve,  të cilat për momentin mbeten të pashfrytëzuara.

Kryesisht ky projekt synon të ruaj ekosistemin unik të kësaj zone duke nxitur njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Qëllimi i projektit është të stimuloj rritjen ekonomike falë shtimit të numrit të vizitorëve si dhe zgjatjen e qëndrimit të tyre në Pogradec duke mundësuar kështu zhvillimin dhe fuqizimin e  qeverisjes vendore. Ky kontribut do të ndikoj gjithashtu në ndalimin e fenomenit të emigracionit masiv i cili ka prekur zonën e Pogradecit.

AADF synon të krijojë një model të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit i cili do të mund të zbatohet në mënyrë të efektshme edhe në zona të tjera të ngjashme anembanë Shqipërisë.

 


Find out more

Related Projects