AADF Lajme

01/10/2022 Arsim & Lidership

“Sami Frashëri” bëhet nismëtari i projektit “AI for Youth”

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë u bë nismëtari i projektit “AI for Youth” në Shqipëri. Ky projekt synon të kultivoj aftësimin teknologjik dhe njohuritë rreth inteligjencës artificiale (IA) të rinisë shqiptare nga mosha 13 deri në 19 vjeç.

Objektivi parësor është t’i prezantojë të rinjtë shqiptarë me teknologjinë më të fundit IA, duke u dhënë atyre aftësitë e nevojshme për t’u shfaqur si novatorë në epokën digjitale.

Kjo nismë luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e profesionistëve shqiptarë të së ardhmes për të qenë pjesëmarrës aktiv dhe për të përparuar në ekonominë globale e cila udhëhiqet nga IA.

Pjesëmarrës në inaugurimin e këtij projekti ishin personalitete të shquara si Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, si dhe bordi drejtues i AADF, për të shënuar nisjen zyrtare të këtij projekti kaq të rëndësishëm për të ardhmen.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.