AADF Lajme

03/10/2020 Arsim & Lidership

Ju prezantojmë TUMO Tirana: Përvoja me novatore e të mësuarit në qytet

Krijimtaria nuk njeh kufij. Ajo do të hap rrugën për një të ardhme më të mirë. Ju prezantojmë me TUMO Tirana, qendrën për teknologji kreative e cila sjell një përvojë të re mësimore në Shqipëri, ku studentët kanë mundësi të shpalosin gjithë potencialin e tyre krijues nëpërmjet dizajnit dhe teknologjisë.

TUMO parashikon një rrugëtim mësimor i cili do t’i lejoj studentët të zgjedhin vetë drejtimin e tyre për të përvetësuar aftësi të domosdoshme të shekullit të 21-të si animacioni, zhvillimi të lojërave, dizajni grafik, realizimi i filmave, muzika, modelimi 3-D, dhe robotika. TUMO do të ketë si ambient të përkohshëm Arena Center deri në përfundimin e shtëpisë së saj të përhershme, Piramidën e Tiranës.

TUMO Tirana është më tepër se një qendër për teknologji, ajo është një strehë për shprehjen e lirë dhe rritjen e aftësive. Brenda mureve të TUMO-s, mendjet e të rinjve do të përvetësojnë të menduarit kritik, bashkëpunimin me moshatarët e tyre, si dhe do të kuptojnë vlerën e pranimit të këndvështrimeve të tyre unike. TUMO Tirana do të shndërrohet në një pikë takimi për krijimtarinë, ku shkëndijat e novacionit do të përhapen nga njëra mendje te tjetra.

 

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.