AADF Lajme

14/10/2024 Arsim & Lidership

42 Tirana: Një Kapitull i Ri i për Teknologjinë dhe Arsimin në Shqipëri

Në 14 Tetor 2024, u realizua nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes së bashkëpunimit midis Qendrës Piramida dhe 42. Me mbështetjen nga AADF dhe Bashkisë Tiranë, ky partneritet sjell një nga akademitë më inovative të kodimit në botë.

42 është rrjeti më i madh në botë i shkollave të IT-së – falas për studentët, me 55 kampuse, në 32 shtete me mbi 21,000 studentëve në mbarë botën. Programi është i hapur për të gjithë, pavarësisht gjinisë, moshës, statusit social apo nivelit arsimor dhe funksionon 24/7, duke ofruar një mjedis mësimor gjithëpërfshirës, fleksibël dhe dinamik.

Çfarë e bën 42 të veçantë?

  • 0 Tarifë Shkollimi: Një program ku studentët nuk paguajnë asnjë tarifë shkollimi, duke e bërë të aksesueshëm për të gjithë.
  • Gjithëpërfshirës: Nuk nevojitet diplomë apo përvojë në programim; nëse je mbi 18 vjeç mund të aplikosh.
  • Mësim përmes praktikës: Nuk ka klasa tradicionale apo pedagogë— procesi mësimor zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit mes studentëve, projekteve dhe sfidave në form lojërash.
  • Rrjet Ndërkombëtar: Me mbi 55 kampuse në më shumë se 32 vende- 42 lidh studentët në të gjithë botën.
  • Mundësi Punësimi: 100% e të diplomuarve sigurojnë punë në fusha të IT-së, duke garantuar një normë të lartë punësimi.

42 Tirana do të ofrojë një zgjidhje inovative për këdo që kërkon të zhvillojë aftësi teknologjike pa bariera financiare.

Ky bashkëpunim do të fuqizojë mijëra studentë në Shqipëri, duke i përgatitur për t’u bërë liderët e ardhshëm të industrisë teknologjike.

Galeria

Video