Përshkrimi i pozicionit 42 është një ndër shkollat me më emër në Francë dhe në botë, me nje rrjet global edukimi të bazuar në metodologjinë e të mësuarit mes bashkëmoshatarëve, pa pedagog. Kjo formë inovative e mësimëdhënies mundëson individët, pavarësisht formimit të tyre arsimor, të ndjekin karrierë në fushën e IT-së. Kampusi 42 Tirana, mbështetur nga AADF dhe Bashkia e Tiranës, ka për qëllim të përmirësojë arsimimin në këtë fushë duke përdorur teknologjinë më të fundit, një kurrikulë cilësore dhe të ofrojë mundësi për rritje për të gjithë studentët në aspektin profesional dhe personal. 42 Tirana synon të zvogëlojë hendekun ekzistues digjital në Shqipëri duke fuqizuar profesionistët e fushës së teknologjisë dhe duke nxitur përparimin e mëtejshëm të dijes në këtë sektor në Shqipëri. Qëllimi Kryesor: Drejtuesi/ja i/e Kampusit (në vijim referuar si DK) është përgjegjës/e për mbikqyrjen e të gjithë veprimtarisë së Kampusit 42 Tirana. DK do të menaxhojë ekipin dhe aspektet operacionale të Kampusit. Ai/Ajo do të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin e Kampusit, si dhe do të shërbejë si pika e kontaktit për partnerët kryesorë. Përgjegjësitë Kryesore: – Menaxhimi i përgjithshëm: DK do të mbikëqyrë operacionet e përgjigjithshme te Ecole 42, të procesit të arsimit të studentëve, ekzekutimit të kurrikulës, në të gjitha aspektet e arsimit, teknologjisë, komunikimit dhe menaxhimit të ekipit, ndër të tjera. – Ngritja dhe Menaxhimi i Kampusit 42 Tirana: Përcaktimi i parametrave të menaxhimit, ngritja dhe ekzekutimi i procedurave operacionale të Kampusit, në përputhje me rrjetin dhe kuadrin e Kampuseve të 42. – Koordinimi i Burimeve: Identifikimi dhe sigurimi i burimeve njerëzore, financiare e materiale të nevojshme për hapjen dhe operimin e Kampusit. Këtu përfshihet dhe koordinimi dhe mirëmbajtja e përdorimit të hapësirave dhe pajisjeve të Kampusit, punësimi dhe formësimi i ekipit, po ashtu dhe angazhimi i partnerëve publikë dhe privatë. – Zhvillimi Financiar: Menaxhimi dhe monitorimi efektiv financiar për të nxitur ekosistemin e Kampusit dhe për të garantuar qendrueshmërinë e modelit gjatë funksionimit të tij. – Zhvillimi i Strategjive të Komunikimit dhe Kërkimit: Zhvillimi dhe zbatimi i një plani strategjik të komunikimit dhe kërkimit, duke ndërvepruar me një sërë aktorësh dhe komponentësh të ekosistemit lokal, përfshirë biznese, sektorë të ndryshëm dhe komunitete. – Koordinimi me partneret kryesore si 42, AADF dhe Bashkia Tiranë për të garantuar ekzekutimin dhe mbajtjen e standartit të lartë të partnerëve përkatës. Përgjegjësitë Dytësore: – Përfaqësim i Kampusit me Palë të Treta: DK vepron si përfaqësuesi kryesor i Kampusit në angazhime me palë të treta dhe forume publike dhe në çdo formë tjetër ku do të kërkohet prezantimi dhe përfaqësimi i 42 Tirana, si në planin vendor ashtu edhe ndërkombëtar. – Përfaqësim i Brendshëm i Kampusit: Komunikimi dhe ndërmjetësimi i marrëdhënieve me studentët, si dhe nxitja e një mjedisi pozitiv në mbështetje të nevojave të tyre. – Menaxhimi i Riskut: Drejtimi dhe koordinimi me përgjegjësi dhe profesionalizëm i kampusit në çdo rrethanë apo situate kritike, duke siguruar zgjedhje dhe opsione efektive për zgjidhjen. Njohuritë dhe Eksperienca e Kërkuar: – Të paktën 5 vite eksperiencë pune, preferuar në fushën e teknologjisë, me eksperiencë në nivelet e menaxhimit, komunikimit, ose marrëdhënieve me publikun. – Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara. – Njohuri mbi trendet dhe risitë e teknologjive. – Eksperiencë e provuar në krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me institucionet relevante. – Njohja me Ekosistemin e 42, konsiderohet përparësi. – Përvojë e demostruar në zhvillimin, realizimin dhe menaxhimin e projekteve komplekse. – Aftësi për të gjeneruar ide dhe propozime inovative për projekte. – Eksperiencë në nxitjen e bashkëpunimit me aktorë publike dhe privatë. – Aftësi e provuar për të drejtuar dhe menaxhuar ekipe në mënyrë efektive. – Eksperiencë në hartimin e buxheteve dhe mbikqyrjen financiare. – Aftësi të shkëlqyera analitike dhe raportuese në anglisht (njohja e Frëngjishtes është një përparësi). – Aftësi për të identifikuar dhe siguruar burime financiare dhe të tjera. – Aftësi për të identifikuar dhe angazhuar partnerë dhe individë kyç. – Aftësi për të ndërmarrë iniciativa, për të dëgjuar në mënyrë aktive dhe për të propozuar zgjidhje kreative. – I vetë-motivuar dhe i orientuar nga detajet. – Aftësi të mira në ndërtimin e marrëdhënieve ndërpersonale – Aftësi për menaxhuar situata komplekse me ndjeshmëri dhe fleksibilitet. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë Jetëshkrimin (Curriculum Vitae) e tyre dhe Letrën e Motivimit në adresën në vijim: careers@aadf.org dhe ju lutem referoni titullin e pozicionit që po aplikoni në mesazhin tuaj. Pranohen vetëm aplikimet elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfimim që aplikimi i tyre elektronik është marrë. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për fazën e intervistës do të kontaktohen. Afati për aplikim është 8 Dhjetor 2024. Kthehu tek formulari