13/05/2025 Sipërmarrje Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti pjesëmarrësit e LEAD Albania dhe Bashkëdrejtorët Ekzekutiv të AADF Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti pjesëmarrësit e programit LEAD Albania dhe Bashkëdrejtorët Ekzekutiv të AADF, në një takim të përkushtuar lidershipit dhe angazhimit qytetar. Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi programin LEAD Albania si një kontribut të çmuar në zhvillimin e lidershipit profesional në Shqipëri. Ai shprehu mirënjohjen për përkushtimin afatgjatë të AADF në fuqizimin e të rinjve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në vend. Presidenti theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në shërbimin publik dhe inkurajoi pjesëmarrësit që të zbatojnë në praktikë njohuritë dhe përvojat e fituara përmes edukimit dhe trajnimeve ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë. “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju,” theksoi Presidenti Begaj, duke i ftuar të ndjekin rrugën e tyre profesionale me ndershmëri dhe përkushtim. Programi LEAD Albania, i iniciuar dhe mbështetur nga AADF, ofron një mundësi unike për profesionistët e rinj shqiptarë që të punojnë pranë institucioneve më të larta të shtetit, duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë dhe duke ndërtuar një brez të ri liderësh në shërbim të publikut. Galeria