AADF Lajme

16/05/2025 Arsim & Lidership

Presidenti Macron viziton 42 Tirana

42 Tirana mirëpriti Presidentin francez Z. Emmanuel Macron, i cili vizitoi kampusin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Edi Rama. Vizita shënoi një moment krenarie për 42 Tirana, një pjesë e rrjetit botëror 42, lindur në Francë dhe sjellë në jetë në Shqipëri përmes partneritetit midis AADF, Bashkisë së Tiranës dhe Qendrës Piramida.

Presidenti Macron dhe Kryeministri Rama u pritën nga Znj. Donjeta Sahatçiu, Drejtoreshë e 42 Tiranës. Me ta ishin edhe të ftuar që luajtën rol kyç në themelimin e programit, përfshirë Z. Xavier Niel, themelues i rrjetit 42; Z. Martin Mata dhe Z. Aleksandër Sarapuli, Bashkëdrejtorë Ekzekutiv të AADF-së; Znj. Anuela Ristani, kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë; si dhe Znj. Shqipe Berisha, Drejtoreshë e Qendrës Piramida, së bashku me ambasadorë, ministra dhe të ftuar të tjerë.

Gjatë vizitës në kampusin, teksa studentët punonin me projektet e tyre, të ftuarit përjetuan nga afër energjinë unike që karakterizon 42 Tirana. Një mënyrë e re e të mësuarit: pa mësues, pa tarifa shkollimi, pa klasa, por me bashkëpunim dhe zgjidhje praktike të problemeve. Është një model që fuqizon të rinjtë të zhvillojnë aftësitë dhe mënyrën e të menduarit që u nevojitet për të ardhmen digjitale.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.