AADF Lajme

20/05/2025 Sipërmarrje

Fuqizimi i Sipërmarrësve në Shqipëri – Një bashkëbisedim me z. Michael D. Granoff

Themeluesit e startupeve nga grupi i parë i programit Plug and Play Accelerator u mblodhën në Innovation Hub për një sesion të dedikuar me z. Michael D. Granoff, Kryetar i Bordit të AADF.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit prezantuan startup-et e tyre, ndanë përvoja nga rrugëtimi sipërmarrës dhe morën pjesë në një diskutim të hapur mbi të ardhmen e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri. Diskutimi trajtoi tema si zgjerimi në tregje ndërkombëtare dhe roli thelbësor i partneriteteve globale në nxitjen e inovacionit të qëndrueshëm.

Ky bashkëbisedim theksoi potencialin në rritje të skenës sipërmarrëse në Shqipëri dhe rolin e rëndësishëm që platformat ndërkombëtare si Plug and Play kanë në zhvillimin e talenteve dhe ideve lokale.

AADF mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sipërmarrësve në Shqipëri, duke kontribuar në një të ardhme të bazuar në inovacion, bashkëpunim dhe mundësi.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.