AADF Lajme

21/05/2025 Arsim & Lidership

Z. Michael Granoff Visiton TUMO Tirana për një bashkëbisedim me të rinjtë e qendres.

Në ambientet e Qendrës TUMO Tirana, e vendosur në zemër të Piramidës së Tiranës, u zhvillua një bashkëbisedim i veçantë mes z. Michael Granoff, Kryetar i Bordit të AADF-së, dhe të rinjve të TUMO. Biseda u fokusua te rëndësia e arsimit inovativ, fuqizimi i të rinjve dhe roli i teknologjisë në të ardhmen e Shqipërisë.

Vizita ndodhi në një moment kyç për TUMO Tirana, teksa qendra po hyn në një fazë të konsoliduar zhvillimi, me një rritje të qëndrueshme të numrit të studentëve dhe interes në rritje për fushat kreative dhe teknologjike. Me çdo grup të ri nxënësish, TUMO konfirmon misionin e tij për t’u ofruar të rinjve shqiptarë aftësi të nevojshme për shekullin XXI, përmes një modeli fleksibël dhe të përputhur me standartet globale të edukimit.

Gjatë takimit, z. Granoff pati mundësinë të dëgjojë drejtpërdrejt nga vetë studentët, përvojat e tyre, sfidat, dhe ëndrrat që po ndërtojnë përmes rrugëtimit të tyre në TUMO. Rrëfimet e tyre ishin një dëshmi e fortë për ndikimin që kjo qendër ka jo vetëm në nivel arsimor, por edhe në rritjen e vetëbesimit, kureshtjes dhe krijimtarisë tek të rinjtë.

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.