AADF Lajme

14/10/2026 Arsim & Lidership

Piramida Fest 2026 hap dyert: një ditë për të zbuluar teknologjinë, edukimin dhe inovacionin në zemër të Tiranës

Më 14 tetor, Piramida e Tiranës hapi këtë tetor dyert për Piramida Fest 2026, një ditë kushtuar teknologjisë, edukimit, inovacionit dhe mundësive që po krijohen për të rinjtë përmes programeve që zhvillohen brenda ekosistemit të saj.

Festivali nisi me ceremoninë zyrtare të hapjes në hyrjen kryesore të Piramidës, me pjesëmarrjen e Shqipe Berisha, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Piramida, Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të AADF, Martin Mata, Drejtor Ekzkutiv i AADF, përfaqësuesve të programeve dhe partnerëve të Piramidës.

Nga një ndërtesë që për vite kishte humbur funksionin e saj, Piramida është shndërruar në një hapësirë dinamike ku të rinjtë mësojnë, eksperimentojnë, zhvillojnë aftësi digjitale, ndërtojnë ide dhe lidhen me mundësi të reja profesionale.

Gjatë ceremonisë, Martin Mata, CEO i AADF, u ndal te rezultatet e këtij transformimi dhe te rëndësia e krijimit të një ekosistemi që lidh edukimin me teknologjinë, inovacionin dhe mundësitë konkrete për të rinjtë.

“Ajo që i premtuam qytetit të Tiranës ishte se kjo godinë do të kthehej në simbolin e mendjeve të reja dhe të ndritura. 3 vjet më vonë realiteti është këtu. Sot do të mësoni për programet, mundësitë dhe inovacionin. Është krenari nga ana jonë të prezantojmë këtë vizion përpara jush. E ardhmja është sot dhe ne sapo kemi filluar.” – u shpreh Martin Mata, Drejtori Ekzekutiv i AADF.

Piramida është sot një qendër edukimi dhe inovacioni, ku programe si TUMO Tirana, 42 Tirana, Plug and Play, Innovation Hub, Junior Achievement dhe Protik mbështesin zhvillimin e aftësive dhe ideve të reja.

“Ky vend prezanton gjithë atë që AADF realizon në Shqipëri. Tani, Piramida është një simbol i progresit që Shqipëria ka bërë për të ardhmen. Ne po krijojmë një ekosistem të ri, për të përgatitur të rinjtë dhe jo vetëm. E nisim me më të vegjlit, edhe se 6 vjeç dhe vijojme në çdo grupmoshë. Është shumë interesante bashkimi që bëhet mes tekonologjisë dhe edukimit, sepse teknologjia jep mundwsi tw mwdha. Jemi krenar që po krijojmë këtë urë që të gjithë shqiptarët të kuptojnë potencialin e tyre. Ky ekosistem, mundëson gjithë rrugëtimin e njerëzve dhe Shqipërisë. Sot, është celebrimi i këtyre mundësive dhe prezantim i tyre.” – u shpreh, Kryetari i Bordit të AADF-së, Michael D. Granoff. 

 

12 programe dhe iniciativa, në një Piramidë të hapur për publikun

Piramida Fest solli së bashku 12 programe dhe iniciativa që veprojnë brenda këtij ekosistemi, duke i dhënë publikut mundësinë të shohë nga afër çfarë ndodh çdo ditë brenda Piramidës.

Gjatë gjithë datës 14 tetor, vizitorët patën mundësinë të hynin në hapësirat e programeve, të takonin ekipet dhe të rinjtë që janë pjesë e tyre, të merrnin pjesë në aktivitete dhe demonstrime dhe të zbulonin mundësitë që ofrohen në fusha që lidhen me teknologjinë, aftësitë digjitale, sipërmarrjen dhe inovacionin.

Pikërisht kjo është ideja e Piramida Fest: të hapë dyert e Piramidës dhe të bëjë të dukshme jo vetëm ndërtesën e transformuar, por mbi të gjitha jetën dhe mundësitë që janë krijuar brenda saj.

Në prezantimin e programit të ditës, Shqipe Berisha, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Piramida ftoi të rinjtë, studentët, profesionistët dhe këdo të interesuar për teknologjinë të eksplorojë aktivitetet e festivalit dhe të njihet nga afër me programet që operojnë në Piramidë:

“Piramida Festival është një vizion që tashmë është realitet. 12 projektet e ekosistemit të Piramidës, financuar nga AADF, i cili ka qenë edhe katalizatori i kësaj ndërrmarrje tregojnë se suksesi i Piramidës nuk matet tek numri i programeve, por tek rezultati që ka secili prej nesh.” 

Nga transformimi i një godine, te ndërtimi i një ekosistemi

Transformimi i Piramidës nuk synoi vetëm rikthimin në jetë të një prej ndërtesave më të njohura të Tiranës. Ambicia ishte krijimi i një hapësire që gjeneron dije, aftësi dhe mundësi.

Sot, programet që zhvillohen në Piramidë krijojnë ura mes të rinjve dhe teknologjisë, edukimit dhe tregut të punës; mes ideve dhe sipërmarrjes; si dhe mes talentit shqiptar dhe eksperiencave ndërkombëtare.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.